Aktualitet

Turizmi/ Zhupa: Ministrja ka ardhur sot e pamaskuar. Ja si i përgjigjet Kumbaro



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 13/10/22 |
Opi Nion

Në seancën e sotme plenare në Parlament, deputetja Ina Zhupa në një interpelancë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro foli për sigurinë e plazheve në vend.

Në fjalën e saj, Zhupa u shpreh se ministrja Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së fundit të ndodhur në plazhin e Potamit, në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçe humbi jetën si pasojë e goditjes nga skafi.

Ndër të tjera, Zhupa shtoi se Kumbaro është përgjegjëse për dhënien e licencave, për distancën e stacioneve nga plazhistët dhe për rrethimin e perimetrave përkatëse. Sipas saj nëse këto do ishin zbatuar, tragjedia nuk do të kishte ndodhur.

“Kumbaro sot ka zgjedhur të vijë e maskuar siç bënte inspektimet në plazhe dhe mund ta dallojmë e të kemi komunikim të qartë me të. Vendi ynë është i bekuar nga natyra, por i mallkuar nga qeveria. të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë, në Potam, a kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro. Në një shtet tjetër Mirela do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja në funksionet e saj është përgjegjëse për dhënien e licencave, për distancën e stacioneve nga plazhistët, për rrethimin e perimetrave përkatëse. Nëse këto do të ishin kryer, a mendoni se do të kishim atë tragjedi. Ministrja shkonte në Durrës natën për të inspektuar plehrat, ndërkohë ditën lëngonte nga plehrat, ndërsa 420 mln euro harxhohen për inceneratorë që nuk djegin”, tha Zhupa.

Nga ana tjetër, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro iu përgjigj deputetes Zhupa duke i thënë se foltorja e Kuvendit nuk është shtëpi njoftimesh funerale. Sa i përket turizmit, ministrja u shpreh se vetëm gjatë këtij muaji kanë hyrë në Portin e Sarandës, vetëm në Shtator, 32.136 vizitorë.

“Në fakt kjo foltore nuk është dhe nuk duhet të jetë as shtëpi njoftimesh funerale, e aq më pak mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është rasti tipik por i jo vetmi në këtë vjeshtë kur sezonit turistik nuk mbyllet në Gusht. Origjina e turistëve për muajin Shtator është e larmishme. Operatorët turistikë vendorë e cilësojnë se është më i miri përsa i takon numrit të turistëve. Edhe muaji Tetor konfirmohet më i mirë se sa Tetori i një viti më parë. Vetëm në këtë muaj kanë hyrë në Portin e Sarandës, vetëm në Shtator, 32.136 vizitorë. Prenotimet në hotelet e Sarandës dhe të Ksamilit janë shumë domethënëse”, deklaroi ministrja Kumbaro./Opinion.al

Pas