Aktualitet

Tuneli i Llogarasë/Rama e Balluku inspektojnë punimet: Janë hapur 4 kilometra e 650 metra



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:19 - 18/11/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministrja Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në tunelin e Llogarasë.

Balluku ka deklaruar se deri më tani në tunelin e Llogarasë janë hapur 4 kilometra e 650 metra. Sipas Ballukut punimet parashikohen që të përfundojë brenda afatit dhe “në fund të shkurtit do të shihet dritë”.

Ndërkohë Rama në rrjetet sociale shkruan;  “Në Tunelin e Llogarasë, ku falë edhe formacionit të favorshëm gjeologjik puna ka ecur pa asnjë ndërprerje, me 4 kilometra e 650 metra të hapura deri tani, e ku me këtë ritëm pozitiv investimi pritet të mbarojë shumë para afatit, duke nisur nga bashkimi i dy skajeve hyrëse në fund të muajit shkurt. Kjo vepër madhore, që kompleton gjerdanin infrastrukturor të gjithë pjesës së jugut, shkurton kohën dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit”.

Pas