Aktualitet

Tubim i përbashkët me PD? Meta: I konsiderojmë si protesta të qytetarëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 06/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa njoftoi protestën e parë që do të zhvillojë në datën 13 shtator u pyet nga gazetarët nëse ky tubim do jetë i përbashkët me PD.

Meta tha se ne i konsiderojmë keto protesta në radhë të parë si protesta të qytetarëve, ndërsa shtoi se të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë si qytetarë.

“Ne jemi në çdo protestë. Sot morëm mesazhin nga qytetarët e Shijakut, nxituam për të qenë së bashku me ta në protestë. për t’u dëgjuar zëri i tyre dhe atje dhe këtu, në vazhdimësi. Do mbështesim çdo proteste që bëjnë të gjitha forcat politike, të gjithë grupet e interesit, kundër korrupsionit, kundër kapjes së shtetit. Do të jemi atje te vendi i krimit, siç shkuam sot në Shijak. Siç do të shkojmë atje te inceneratori, kudo ku ndodh krimi. Ne i konsiderojmë keto protesta në radhë të parë si protesta të qytetarëve. Këtë rast e kemi marrë iniciativën, pasi jemi marrë me çështjen e inceneratorëve. Të gjithë janë të mirëpritur, në radhë të parë si qytetarë. Janë taksat e tyre që merren, që vidhen, që shkojnë te kompania mëmë atje në Holandë. Në vend që të vinë lekët e tyre këtu.”, tha Meta.

Pas