Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump sulmon ashpër ish-drejtorin e FBI, Comey për librin e ri

2018/04/14 at 9:11 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump sulmon ashpër ish-drejtorin e FBI, Comey për librin e ri

Mbështetësit e Presidentit të SHBA, Donald Trump kanë filluar një fushatë në internet për të diskredituar një libër me kujtime të ish-drejtorit të FBI-së James Comey, që pritet të botohet së shpejti.


Libri me titull “Një besnikëri më e lartë: Të vërtetat, gënjeshtrat dhe lidershipi”, pritet të dalë në qarkullim më 17 prill.

Siç njofton agjencia e lajmeve Associated Press, në libër zoti Comey nuk i kursen sulmet e ashpra në drejtim të Presidenti Trump.

“Ai e quan presidentin ‘joetik’ dhe të shkëputur nga e vërteta. Comey e përshkruan stilin e tij të udhëheqjes si diçka të shtyrë nga allishverishet dhe nga egoja, diçka që lidhet me besnikërinë ndaj tij.Kjo temë përshkon gjithë librin, kur autori na jep takimet e tij me presidentin e zgjedhur në Kullën Trump, pastaj më vonë disa herë në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas në telefon kur Comey ishte akoma në postin e tij. Ai shpesh e krahason zotin Trump me një bos mafioz, duke thënë se presidenti në një farë mënyre dukej sikur po drejtonte një familje krimi në Nju Jork”, thotë Jonathan Lemire, gazetar i agjencisë së lajmeve Associated Press.

Libri me kujtime premton të japë një vështrim të thellë në marrëdhënien e tensionuar të zotit Comey me presidentin Trump, i cili e shkarkoi, duke e akuzuar për ndërhyrje në pavarësinë e FBI-së.

Presidenti Trump reagoi sot në Twitter, duke e quajtur ish-drejtorin e FBI-së një “rrjedhës informacioni dhe gënjeshtar të provuar”.

“Thuajse çdo njeri në Uashington mendonte se ai duhej shkarkuar për punën e tmerrshme që kishte bërë, deri sa në fakt u shkarkua. Ai nxori informacione sekrete, gjë për të cilën duhet të ndiqet penalisht. Ai gënjeu para Kongresit nën betim,” shkruan Presidenti Trump në komentin e tij në Twitter, ku mes të tjerash e quan zotin Comey të “neveritshëm.”

Publikimi i librit vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm për zotin Trump dhe Shtëpinë e Bardhë. Zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë thonë se ai është zemëruar së tepërmi për një bastisje të ndërmarrë kohët e fundit nga FBI-ja në shtëpinë dhe zyrën e avokatit të tij personal, duke ngritur mundësinë që ai të shkarkojë nga detyra zëvendës Prokurorin e Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili emëroi njeriun që kryen hetime rreth lidhjeve të mundshme të fushatës Trump me Rusinë, Robert Mueller, ose që të përpiqet t’i japë fund hetimit të zotit Mueller.

Komiteti Kombëtar Republikan hapi të enjten një faqe të re në internet “Lyin’Comey.com”, që përmban citime nga demokratë të njohur të cilët kanë kritikuar ish-drejtorin e FBI-së në të kaluarën.

Fox News njofton se Partia Republikane ka në plan të bëjë një verifikim të fakteve që parashtrohen në librin e zotit Comey dhe ta përdorë këtë faqe interneti si një mjet të kundërpërgjigjes së shpejtë për të vënë në dukje “keqinterpretimet” apo “kontradiktat”, siç i quan ajo. /VOA/

 

Etiketa: Comey për librin e riIsh-drejtori i FBI-sësulmontrump


Ju sugjerojmë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Para
Vasili: Hynë me armë në Kuvend, prokuroria që hesht do të përballet me popullin

Vasili: Hynë me armë në Kuvend, prokuroria që hesht do të përballet me popullin

Sulmi në Siri, reagon Rusia: S’u përfshimë në aksion

Sulmi në Siri, reagon Rusia: S’u përfshimë në aksion

Presidenti sirian i palëkundur

Presidenti sirian i palëkundur
















TE FUNDIT

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
23 Nëntor, 2025

Dashi Sot dikush mund të të pyesë se për çfarë po mendon. Sot do të jetë sikur je futur brenda...

Lexo më shumë

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com