Bota

Trump përdor për herë të parë fuqinë e vetos


               Publikuar në : 08:34 - 16/03/19 |
eri on

Presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur për herë të parë fuqinë e vetos për të bllokuar një rezolutë të miratuar nga të dyja dhomat e Kongresit.

Rezoluta, e cila kaloi të premten në Senat edhe me 12 vota Republikane, ka për synim anulimin e gjendjes së emergjencës kombëtare, e shpallur prej një muaji nga Trump me qëllim mbledhjen e fondeve për ndërtimin e murit me Meksikën.

Tashmë, sipas asaj që shkruan “New York Times”, rezoluta do të kthehet për rishikim në Kongres dhe mund ta tejkalojë kundërshtimin e Presidentit me 2/3 të votave. Sipas analistëve, kjo gjë ka pak gjasa të ndodhë, ndaj gjendja e emergjencës kombëtare do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nxiti një luftë të ashpër politike mes Republikanëve dhe Demokratëve, gjë që solli edhe mbylljen (shutdown) e pjesshme të aktiviteteve publike për plot 35 ditë./Opinion.al

Pas