Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump mund të përjashtohet nga seanca gjyqësore nëse pengon procesin

2024/01/17 at 10:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe

Një gjyqtar e ka paralajmëruar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, të mërkurën se mund të përjashtohet prej seancës gjyqësore në rastin e nisur prej shkrimtares E.Jean Carroll, nëse ai ka qasje përçarëse.

Kërcënimi i gjyqtarit Lewis Kaplan ka ardhur pasi avokatët e Carrollit – të cilët pretendojnë se Trump ia ka shkatërruar reputacionin shkrimtares dhe duhet të paguajë dëmet, pasi e ka mohuar më 2019 se e ka dhunuar dekada më parë – kanë thënë se Trump ka bërtitur para jurisë kur Caroll ka qenë duke e dhënë dëshminë e saj.

“Ai ka thënë: ‘Është gjueti shtrigash, është mashtrim’”, ka thënë Shawn Crowley, avokate e Carrollit, jashtë gjykatës në Manhatan.

Kaplan ka paralajmëruar Trumpin që ta kontrollojë veten gjatë seancës.

“Zoti Trump ka të drejtë të jetë prezent këtu. E drejta mund të humbet nëse ai është përçarës, dhe nëse i shpërfill urdhrat e gjykatës”.

“Zoti Trump, shpresoj që nuk do të duhet të shqyrtoj nëse duhet t’ju përjashtoj prej seancës”, ka thënë Kaplan.

Trump, 77-vjeçar, ka thënë se dëshiron të dëshmojë, mirëpo nuk i kërkohet të jetë në seancë.

Ai nuk ka marrë pjesë në deklaratat fillestare në pasditen e së martës, dhe është nisur për në Nju Hempshajër në fushatën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Proceset e shumëfishta gjyqësore të Trumpit, penale dhe civile, janë kthyer në qendër të vëmendjes, për shkak të synimeve të tij për të fituar edhe një mandat presidencial.

Ai është deklaruar i pafajshëm në të katër rastet gjyqësore kundër tij, duke përfshirë edhe dy raste se ka tentuar të përmbysë rezultatin zgjedhor më 2020, kur Joe Biden është shpallur president i Shteteve të Bashkuara./ REL

Ju sugjerojmë

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Zelensky bisedë telefonike me Trump, presidenti ukrainas ndan detaje nga telefonata

4 Korrik, 2025 5:38 pm
Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
Aktualitet

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

4 Korrik, 2025 5:19 pm
Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas
Rajoni

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas

4 Korrik, 2025 5:05 pm
Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Rajoni

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

4 Korrik, 2025 4:51 pm
Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
Aktualitet

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

4 Korrik, 2025 4:37 pm
Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur
Aktualitet

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

4 Korrik, 2025 4:19 pm
Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..
Aktualitet

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

4 Korrik, 2025 4:10 pm
Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030
Aktualitet

Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030

4 Korrik, 2025 3:57 pm
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e fundit: 4 vatra aktive në vend

4 Korrik, 2025 3:36 pm
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona

4 Korrik, 2025 3:24 pm
Para
“Mësoi që shpirti i saj derdhte gjak”, Bombaj flet për babain që vrau përdhunuesin e vajzës: E justifikoj…

“Mësoi që shpirti i saj derdhte gjak”, Bombaj flet për babain që vrau përdhunuesin e vajzës: E justifikoj…

Përhapja e virozave në Shqipëri, Alimehmeti: Janë  COVID dhe grip…

Përhapja e virozave në Shqipëri, Alimehmeti: Janë COVID dhe grip...

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e enjte 18 janar 2024 

TE FUNDIT

Zelensky bisedë telefonike me Trump, presidenti ukrainas ndan detaje nga telefonata

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
4 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, mbi nevojën për...

Lexo më shumë

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
4 Korrik, 2025

Gjithnjë e më shumë shqiptarë po zgjedhin të pushojnë brenda vendit. Qoftë në bregdet, qoftë në Alpe, trendi i njohur...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas
4 Korrik, 2025

54 të plagosur, tre në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur para pak mesditës në...

Lexo më shumë

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
4 Korrik, 2025

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës kundër ministrit në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com