Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump: Lufta me Shtetet e Bashkuara do të ishte fundi i Iranit

2019/05/20 at 9:30 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump: Lufta me Shtetet e Bashkuara do të ishte fundi i Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj Iranit duke kërcënuar me shkatërrimin e tij nëse ai sulmon Shtetet e Bashkuara apo interesat e tyre.
“Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit”, shkroi ai në rrjetin twitter. “Kurrë më mos i kërcënoni Shtetet e Bashkuara”.

Vetëm tre ditë më parë, presidenti Trump u duk më i tërhequr nga qëndrimi i tij i ashpër ndaj Iranit, duke thënë se ai do të ishte i gatshëm të fliste me Teheranin. I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë nëse Shtetet e Bashkuara do të luftojnë me Iranin, presidenti Trump tha “shpresoj që jo”.

Por, nuk ka pasur ndonjë rënie të dukshme të tensioneve midis Shteteve të Bashkuara, aleatëve rajonalë dhe Iranit. Departamenti i shtetit tha se një raketë e “vogël” ra të dielën në zonën e gjelbër në Bagdad, afër ambasadës amerikane. Nuk pati njoftime për dëme në njerëz apo dëme materiale.

Zëdhënësi i komandës qendrore amerikane, kapiteni Bill Urban, tha se Pentagoni kishte njohuri për një shpërthim jashtë ambasadës, duke shtuar se “nuk kishte dëme në personelin amerikan apo të koalicionit dhe forcat irakiane të sigurisë janë duke hetuar incidentin”.

Zëdhënësi tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme të tilla dhe do të mbajnë Iranin përgjegjës nëse “sulmet e tilla janë veprime të milicive të mbështetura prej tij”. Arabia Saudite po fajëson rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen për një sulm me dronë në dy stacione naftëmbajtëse të Arabisë Saudite javën e kaluar.

Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani qëndron para sabotimit të katër anijeve naftëmbajtëse në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe javën e kaluar. Dy nga anijet janë të Arabisë Saudite. Sauditët thanë po ashtu se nuk do të tolerojnë agresionin iranian.

Pentagoni tashmë ka dërguar bombarduesit në rajon. Tensionet me Iranin u shtuan që kur presidenti Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Teheranin.
Sipas marrëveshjes, Irani duhej të frenonte programin e pasurimit të uraniumit në shkëmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Kufizimet kishin për qëllim që Irani të mos zhvillonte armë bërthamore, gjë që Irani mohonte se është duke e bërë.

Sanksionet e rivendosura amerikane e kanë lënë ekonominë iraniane në gjendje të rëndë dhe Irani ankohet se ende nuk ka parë përfitimet e premtuara ekonomike nga vendet që janë ende pjesë e marrëveshjes bërthamore si Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia./ Opinion.al

Etiketa: donald trump

Ju sugjerojmë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:15 am
Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Vidhnin në valixhet e udhëtarëve, kapen dy punonjës në Rinas

Vidhnin në valixhet e udhëtarëve, kapen dy punonjës në Rinas

Mjeku shqiptar që u kthye në “dhëndrin hero” në Itali

Mjeku shqiptar që u kthye në “dhëndrin hero” në Itali

Pronat, mediat greke: Tsipras i bëri presion Ramës

Tsipras paralajmëron Shqipërinë: Çfarë i kam thënë Edi Ramës

TE FUNDIT

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Rama, ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rikonstruktuar dhe e...

Lexo më shumë

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
9 Shkurt, 2026

Shërbimi i inteligjencës i Rusisë ka deklaruar se tentativa për vrasjen e gjeneralit Vladimir Alekseyev të premten u urdhërua nga Shërbimi i Sigurisë...

Lexo më shumë

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
9 Shkurt, 2026

Tre persona, përfshirë një nënë dhe djalin e saj 10-vjeçar, u vranë si pasojë e sulmeve ruse me dronë gjatë...

Lexo më shumë

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
9 Shkurt, 2026

Elon Musk beson se mënyra më e mirë për të zgjidhur vështirësitë e ndërtimit të qendrave të të dhënave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com