Aktualitet

Vidhnin në valixhet e udhëtarëve, kapen dy punonjës në Rinas


               Publikuar në : 09:34 - 20/05/19 |
Al Do

Dy punonjës të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në Aeroportin e Rinasit janë vënë në pranga sot pasi dyshohen se vidhnin sende ose para nga bagazhet e udhëtarëve.

Sipas informacioneve nga policia janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy shtetas të tjerë.

Policia ka marrë informacion që dy punonjësit e ngarkim-shkarkimit të bagazheve mund të kenë kryer vjedhje në bazë të disa denoncimeve të ardhura në Komisariatin e Policisë së Rinasit nga udhëtarët.

Denoncimi i fundit ka qenë tre ditë më parë kur një shtetas ka kallëzuar se i janë vjedhur një sasi prej 4800 eurosh në bagazhin e tij të udhëtimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma eurosh të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri. Të dy të arrestuarit janë banues në Tiranë dhe mbi ta rëndon akuza penale e “vjedhjes në bashkëpunim”./Opinion.al

Pas