Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trokitja në derën e “ferrit”: Po i jepja gji djalit kur më fshikullonte me rripin e pantallonave

2025/04/13 at 5:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Trokitja në derën e “ferrit”: Po i jepja gji djalit kur më fshikullonte me rripin e pantallonave

Rrëfimi i Anjezës nga Lushnja në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nis me një kalvari mundimesh ende pa ardhur në jetë.

Prindërit iu divorcuan kur nëna ishte 3-muajshe shtatzënë me Anjezën. Më pas ajo u martua dhe bëri fëmijë të tjerë, ndërsa vajzën e la te e ëma dhe vëllai. Me rritjen, Anjeza ndihej e tepërt në atë shtëpi dhe me nënën nuk i kishte marrëdhëniet të afërta. Kur shkoi 14 vjeçe, gjyshen po e linin fuqitë dhe përpiqej t’i gjente një bashkëshort, por Anjeza nuk lëshoi pe.

Në moshën 18-vjeçare provoi të jetonte në Tiranë, por nuk ia dilte dot ekonomikisht dhe u kthye në Lushnje. Kur Anjeza ishte 21 vjeçe, gjyshja ndërroi jetë dhe ajo vendosi që bashkë me një fqinjë, të jetonin në Durrës. Ky qe momenti kur ajo u gjend përballë shpresës për një të ardhme që rezultoi veçse  iluzion.

Anjeza: Kur trokitëm në një derë që mendonim se mund të kishte shtëpi me qira, aty njoh personin që u bë bashkëshorti im.

Ardit Gjebrea: Aty e njohe?

Anjeza: Po. Më tha që “mua më pëlqen si person dhe rri këtu, mos më ik më dhe kemi mundësi që të njihemi disa ditë dhe të martohemi”. Faktikisht mendova unë, për të rregulluar problemet e mia arrita të martohesha brenda javës me të. Pas një muaji martesë, mua më ka dhunuar për herë të parë. Më ka thënë “deri në këtë moment unë mezi e kam mbajtur veten”, por ai pinte dhe ishte i dhunshëm gjatë gjithë kohës.

Ardit Gjebrea: Pra një muaj mezi mbajti veten nga dëshira që kishte për të të dhunuar.

Anjeza:  Po dhe 3 vjet të tjera unë arrita të kaloj shumë depresion dhe mora shumë mbipeshë nga stresi, nga depresioni që ndonjëherë mua edhe nga duart e tij më ka hequr pronarja e një shtëpie që ishim me qira.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk e denoncoje?

Anjeza: Sepse nuk kisha ku të shkoja. Isha e dobët. Në atë moment isha e dobët, shumë e dobët nga ana mendore, nuk kam qenë kjo që jam sot. Nuk kisha ku të shkoja. Pas lindjes së çunit u kapa shumë pas çunit dhe kam pasur raste që kam menduar edhe të ndahem, kam menduar edhe të vdes, të gjitha, por   thosha çuni, do të ma rrisë çunin do ta bëjë si vetja, gjithmonë çuni më ka mbajtur gjallë, çuni. Herën e fundit që mua më dhunoi keq, ka qenë duke i dhënë gji çunit, ai më ka gjuajtur me rrip pantallonash, këtej i jepja gji çunit, këtej më gjuante me rrip pantallonash. Nuk po mundesha dot, më ishte lodhur shpirti si i thonë fjalës. Në atë moment unë iki, në orën 10, e mbaj mend edhe orën, çuni me karrocë, shkoj te komisariati i  Durrësit dhe u them këtu-këtu puna. Unë e denoncova, mora urdhër mbrojtjeje por për momentin nuk dinin ku të më strehonin. Kam ndenjur dy ditë në spital  dhe një herë tjetër prapë më strehoi një infermiere që të flija aty. Një byrektore  ngjitur me komisariatin më la mundësi të laja edhe çunin aty brenda e ta ndërroja.

Më pas, Anjeza u vendos në një qendër për gratë e dhunuara në Elbasan. Atje, veç ndihmës nga psikologët, arriti të kryente divorcin, të mësonte një kurs kuzhine dhe djalin ta regjistronte në çerdhe  duke lënë pas një pjesë të vuajtjeve.

Ju sugjerojmë

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë
Bota

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë

4 Nëntor, 2025 3:44 pm
Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
Bota

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

4 Nëntor, 2025 3:24 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

4 Nëntor, 2025 3:02 pm
Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
Bota

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

4 Nëntor, 2025 2:44 pm
Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës
Politikë

Ermal Dredha ambasador në Zvicër, dakordësi e plotë mes mazhorancës dhe opozitës

4 Nëntor, 2025 2:28 pm
Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë
Kronikë

Lëvizte me armë në brez, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

4 Nëntor, 2025 1:01 pm
Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027
Aktualitet

Vlora Marina/Nga vizioni në realitet, punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

4 Nëntor, 2025 12:59 pm
Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit
Aktualitet

Komisioni Europian publikon raportin për Shqipërinë: Sfidë në sundimi i ligjit

4 Nëntor, 2025 12:49 pm
Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun
Bota

Kërcënon Trump: Po votuat Mamdanin do të shkurtoj fondet për Nju Jorkun

4 Nëntor, 2025 12:19 pm
“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Kryesore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, Rama: Kryebashkiaku i burgosur….

4 Nëntor, 2025 12:09 pm
Para
Bisedimet SHBA-Rusi për luftën, Moska: Po shkojnë mirë, por për rezultate është ende herët

Bisedimet SHBA-Rusi për luftën, Moska: Po shkojnë mirë, por për rezultate është ende herët

LaCivita me Berishën në Brescia: Rama nuk ofron asgjë për shqiptarët, votoni Berishën

LaCivita me Berishën në Brescia: Rama nuk ofron asgjë për shqiptarët, votoni Berishën

Berisha takim me shqiptarët në Itali: Të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e dytë

Berisha takim me shqiptarët në Itali: Të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e dytë

TE FUNDIT

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë

Australi/Tre orë energji diellore falas në ditë për miliona konsumatorë
4 Nëntor, 2025

Australia do të ofrojë të paktën tre orë energji diellore falas çdo ditë për familjet, madje edhe ato pa panele...

Lexo më shumë

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së

Rama: Vazhdojmë të bëjmë gjithçka për t’iu bashkuar BE-së
4 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos prezantoi këtë të martë raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në...

Lexo më shumë

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian

Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Al Jazeera, ka folur për zhvillimet gjeopolitike në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e...

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney

Ndahet nga jeta  ish-zv.presidenti amerikan Dick Cheney
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, një nga figurat më me ndikim në politikën amerikane të dekadave të fundit dhe një nga mbështetësit kryesorë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com