Policia ka arrestuar një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës.
Blutë lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin Enrik Çela, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

















