Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tritoli ndaj Tahirit/ Si u akuzuan kuksianët dhe s’u gjet asnjë provë

2016/04/13 at 3:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tritoli ndaj Tahirit/ Si u akuzuan kuksianët dhe s’u gjet asnjë provë

TIRANE- Më 10 tetor 2014 tre shpërthime tritoli tronditën Tiranën por fatmirësisht pa viktima. Në pak minuta u mësua se njëri prej shpërthimeve kishte ndodhur në farmacinë në pronësi Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm. Shpërthimi i dytë ishte në një rrugicë pranë farmacisë, në banesën e shefit të Krimeve në Korçë, Alfred Numani.  Shpërthimi tretë ishte pranë stacionit të autobusit në rrugën Muhamet Gjollesha.

atentatori

Direktet pas këtyre ngjarjeve u lakua emri i familjes Gjuta. Pak muaj më vonë u ngritën edhe akuzat ndaj tyre. Për këtë ngjarje po hetoheshin me masën e sigurisë arrest me burg Vladimir Gjuta, i cili më herët (para tritolit) dyshohet se kishte kërcënuar në telefon Tahirin. Po në burg mbahej edhe Baftjar Bruka, që sipas dyshime policore ishte personi që kishte vendosur tritolin në farmaci.

Vladimir Gjuta u arrestua me bujë në qershor të vitit 2015 në një operacion të forcave speciale RENEA, pranë tunelit të Kalimashit. Gjuta ishte i maskuar me një paruke kur u soll me pranga në Tiranë. Ai dyshohej si “koka” e sulmeve të 10 tetorit.

farmaci 3

Sakaq Baftjar Bruka u arrestua në Norvegji në shkurt të 2015-ës. Të dy këto persona kanë mohuar, kur kanë dalë në gjykatë, për masën e sigurisë autorësinë e këtyre sulmeve. Po kështu për këtë ngjarje janë arrestuar dhe më pas liruar edhe 4 persona të tjerë të afërm të Vladimir Gjutës.

Sot, 2 vite e gjysëm pas ngjarjes tek farmacia e Tahirit Vladimir Gjuta dhe Bafjar Bruka lirohen nga akuzat. Ngjarja mbetet pa autorë. Me kërkesë të prokurorisë për Krime të Rënda është vendosur të pushohet procedimin penal ndaj shtetasve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

a1report 2

“ Këta shtetas, së bashku me disa të tjerë, për të cilët janë pushuar hetimet më parë, kanë qenë të dyshuar si autorë të vendosjes dhe shpërthimit të tritolit të telekomanduar në biznesin ”Farmaci” të shtetasit B.T, si edhe vendosjen e lëndës plasëse pranë një stacioni autobusi në zonën pranë shkollës ”Vasil Shanto” në Tiranë, ngjarje të ndodhur duke gdhirë data 10.02.2015. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zhvilluar hetimin ndaj personave të dyshuar, nën masën e sigurisë ”arrest në burg”, pasi nga materialet paraprake dyshohej se mund të ishin autorët e këtyre ngjarjeve”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

farmaci 2

“Gjatë zhvillimit të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh proceduriale, përfshirë edhe ekspertiza të specializuara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në përfundim të të cilave nuk u provua shkencërisht dhe nuk u siguruan fakte që të provonin përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të mësipërme. Krahas faktit që nuk janë arritur të grumbullohen të dhëna konkrete mbi veprimet e të hetuarve për kryerjen e veprave penale, Prokuroria për Krime të Rënda nuk zbuloi motiv se përse këta shtetas mund të kryenin veprat penale për të cilat dyshoheshin. Ndërkohë, ndaj të hetuarve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka vijon të jetë në fuqi masa e sigurimit ”arrest në burg” vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vepra të tjera penale, të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Kukësit”bën të ditur prokuroria.

/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar
Politikë

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar

20 Qershor, 2025 7:40 pm
Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…
Bota

Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…

20 Qershor, 2025 7:27 pm
Para
A e mban dot shkalla Encën?!

A e mban dot shkalla Encën?!

Flet rrobaqepësja indiane: “Nuk e njoh Kate Middletone”

Flet rrobaqepësja indiane: "Nuk e njoh Kate Middletone"

Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 15 të arrestuar

Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 15 të arrestuar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
20 Qershor, 2025

Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin...

Lexo më shumë

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
20 Qershor, 2025

Dy peshkatarë, babë e bir, kanë dalë pasditen e sotme në liqenin e Pogradecit për të peshkuar me varke. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com