Politikë

Tritan Shehu: Shqipëria sërish votë kundër SHBA në OKB


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 18/10/18 |
b.f

Zv/kryetari i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu, të enjten, denoncoi se Shqipëria ka votuar kundër SHBA-së në OKB për miratimin e Projekt Rezolutës së paraqitur nga Egjipti për të njohur Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

Përmes një shënimi në Facebook, Shehu shkruan se qeveria shqiptare i dha një tjetër ‘goditje’ pas shpine SHBA-së në Asamblenë e OKB-së.

Ai tregon se të martën, përfaqësuesi ynë votoi përsëri kundër SHBA-së, duke miratuar Projekt Rezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur në OKB, Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

Sipas tij, kjo bëhet edhe pse vendi ynë nuk është pjesë e atij grupi dhe as Palestina nuk është anëtare e plotë e OKB-së.

Deputeti demokrat sqaroi se ndaj kësaj Rezolute kishte vota kundër, si ajo e SHBA-së dhe të tjera abstenime, ku bënin pjesë vende të BE-së, por edhe vetë Bosnja që është anëtare e Grupit 77.

Reagimi amerikan ishte i menjëhershëm, duke e konsideruar këtë Rezolutë si një akt të dëmshëm dhe që do të vështirësojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme”,-citohet nga mesazhi i tij në Facebook.

Ai shprehet se ky veprim, krejt në kundërshtim me interesat tona kombëtare, është në vazhdën e të tilla qëndrimeve të qeverisë sonë në dhjetor në OKB, Konferencën Islamike e më tej në Gjenevë.

Të tilla veprime pa asnjë dyshim veçse bëjnë të dobësohet mbështetja e madhe dhe thelbësore për kombin tonë nga ShBA, të vihen në rrezik çështjet tona madhore kombëtare, si dhe të Kosovës”,-shkruan Shehu.

Sipas tij, duke ‘mbështetur’ të detyruar Palestinën, e njohur kjo për qëndrimet e forta kundër Kosovës, jo vetëm që i kundërvihemi pozicioneve amerikane, por realisht dëmtojmë edhe proceset e paqes në atë Rajon, procese, që nuk mund të zhvillohen pa SHBA-të.

Pas