-Shëndeti

Bezdiseni nga zhurmat e dikujt që po ushqehet? Ja çrregullimi që keni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:22 - 18/10/18 |
el ida

Dikush e ha supën duke thithur lugën, një tjetër kërcet dhëmbët kur kafshon mollën, e dikujt i degjohen gllënjkat e ujit tek kalojnë përmes ezofagut !

Nëse këto zhurma “jua heqin trurin” atëherë vuani nga një çrregullim neurologjik i quajtur mizofonia .
Gjenezat e kësaj anomalie fillojnë në lobin frontal të trurit. Shkencëtaret besojnë se janë reaksionet kimike të ndodhura në tru përgjegjëse për shqetësimin e madh që dikush përjeton gjatë kohës që dikush bën zhurmë kur ha. Kjo gjë është vërtetuar nga një ekip shkencëtarësh nga U.K.’s Newcastle University. Ndonëse ky çrregullim nuk konsiderohet sëmundje e shëndetit mendor, është identifikuar si çrregullim në vitin 2001.

Burimi:Health

Pas