Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trillimi i 20-vjeçares: Kunati më kërcënon…por bën gabimin e pafalshëm që e plasi në qeli

2017/05/21 at 12:30 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja risitë e Messenger-it

Një 20-vjeçare në Tiranë është bërë protagoniste e thurjes së një intrige brenda familjes së saj, që do xhelozonin për nga fantazia edhe skenaristët e telenovelave.
Përmes një adrese false në “Facebook”, ajo i ka dërguar mesazhe kërcënuese vetes së saj. Këto SMS të sajuara ajo i ka paraqitur më pas si provë në polici, duke denoncuar si dërgues të tyre kunatin e saj, burrin e motrës, të cilët jetonin në Itali. Ky denoncim e ka çuar në burg kunatin si të dyshuar për “përndjekje”.
Por në planin e saj, e reja me iniciale R. S. ka gabuar vetëm në një pikë. Ajo ka përdorur telefonin e saj celular për krijimin e adresës së rreme në “Facebook”, fakt që e ka “tradhtuar” para hetuesve. Përmes të dhënave të marra në rrugë zyrtare nga “Facebook”, Prokuroria ka konstatuar se adresa false ishte hapur nga telefoni në përdorim nga e reja.


Historia në fjalë ka ndodhur gati një vit më parë, por në javën e parë të majit 2017 Gjykata e Tiranës dënoi të renë me 18 muaj burg për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Gazeta “Panorama” zotëron një kopje të vendimit, ku zbardhen deklarimet e plota, sipas gjykatës, të gënjeshtërta të 20-vjeçares.

MESAZHET

Referuar deklarimeve të dhëna në Prokurori, e reja R. S. ka pohuar se mesazhet e para kërcënuese i kanë shkuar në adresën e saj në Fb një javë pasi ishte fejuar. “Më ka ardhur një mesazh në adresën Facebook dhe shkruan se do të të ndaj nga burri ose do të pres kokën. Këto mesazhe ia kanë dërguar dhe disa njerëzve të mi në Facebook. Pas disa ditësh në Facebook më ka dërguar shumë mesazhe kërcënuese si do të pres kokën, pistoletën do ta vendos në ballë dhe fyerje e ofendime me fjalë banale dhe të ulëta”, ka rrëfyer ajo.

Sipas R. S., mesazhet dërgoheshin nga një adresë me emrin Hamza D. dhe në fund nënshkruheshin me emrin e kunatit të saj. Në të njëjtin deklarim ajo ka pohuar se në janar 2016 i kanë bërë një thirrje në Skype, ku dikush i kishte folur pa figurë nën emrin e kunatit dhe i kishte thënë se “do vij në Shqipëri dhe do të vras”.
“Më pas më tha se e di se ku je me punë dhe kam dhe të dhëna për burrin tuaj, si ty dhe atij do t’i fluturojë koka në ajër. Më pas vazhdoi me fyerje dhe ofendime dhe më tha se do i them familjes tënde se ke pirë drogë”, ka treguar ajo për hetuesit.
Në një tjetër deklarim, pasi kishte bërë kallëzimin në polici për kërcënimet, ajo ka shtuar “Pasi kam kryer kallëzimin në polici, situata vazhdon të jetë e njëjtë. Që nga ajo ditë që ai mori vesh që unë kam bërë kallëzimin, ai ka filluar bën më shumë kërcënime me SMS, si dhe na ka vendosur njerëz nga pas mua dhe të fejuarit tim. Një SMS të fundit që më ka dërguar para 2 orësh në Facebook më thotë se: “Unë e di që do bëj 4 vite burg por, pasi të dal, do e shikoni që do ta bëj lapidar”, si dhe sharje ofenduese. Ky shtetas që dërgon këto SMS në Facebook është burri i motrës sime”.

Në një kohë që kunati i saj ishte arrestuar dhe lënë në masën “arrest në burg”, R. S. ka bërë një tjetër kallëzim ndaj tij, duke thënë se kishte marrë një tjetër kërcënim ne telefon prej tij. “Ç’kemi o teze…. nuk po me njef, jam T…, të mora për të thënë në qoftë se unë nuk dal deri më datën 30 prill, dije mirë se do ta pi gjakun, bëjë mend mirë kur të dal”, ka pretenduar ajo tekstin e kërcënimit.

KUNATI

Kunati i 20-vjeçares ka mohuar kategorikisht pretendimet e kunatës së tij. Para hetuesve ai ka sqaruar se nuk kishte kërcënuar asnjëherë kunatën. I vetmi komunikim me familjarët e bashkëshortes së tij kishte qenë për një borxh të pakthyer.
“Unë nuk kam kërcënuar asnjë nga familjarët e bashkëshortes sime. Unë kam komunikuar para disa ditësh me SMS me kunatin tim, të cilit i kam shkruar që më ktheni borxhin prej 500 eurosh, që ia kam dhënë në shtator. Ai më ka thënë se do të vijë në shtetin italian dhe do ta sjellë vetë borxhin. Me familjarët e tjerë unë nuk kam komunikuar më, por dua të sqaroj se kunata më ka borxh 500 euro.

Etiketa: 20 vjecarefacebookkercenimkunattrillime


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Festivali i Kanës 2017, ja si u veshën yjet

Festivali i Kanës 2017, ja si u veshën yjet

Video/Shokohet interneti/ Djali kalon përpara pasqyrës dhe nuk i shfaqet reflektimi

Video/Shokohet interneti/ Djali kalon përpara pasqyrës dhe nuk i shfaqet reflektimi

Arrestohet 24-vjeçari nga Lezha për moskallëzim krimi

Arrestohen 2 persona në Tiranë, tentuan të korruptonin punonjësit e policisë
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}