-Teknologji

Trendi për party online, klubi në Kinë fitoi 280 mijë dollarë brenda natës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:12 - 10/04/20 |
Opi Nion

Një party online prej 3 orësh në Singapor ka mbledhur rreth 200.000 klikime. Klubi i famshëm i natës në Singapor ‘Zouk’ ka organizuar një party duke mbledhur 6 Dj të ndryshëm të cilët kanë performuar këngë të ndryshme dhe shikuesit i kanë ndjekur nëpërmjet një aplikacioni.

Ky event nuk është organizuar vetëm në Singapor. DJ të ndryshëm anembanë botës kanë nisur duke publikuar performancat e tyre online në mënyrë që të argëtojnë të apasionuarit pas jetës së natës.

E para që ka realizuar këtë event ka qënë Kina, ku nje klub në Pekin, ja doli të tërhiqte vëmëndjen e miliona shikuesve dhe fitoi në total 2 milion Yuan ($280.000). Ky trend është ndjekur dhe nga Amerika, Britania e Madhe, Shqipëria. Party-t janë pa pagesë por njerëzit janë inkurajuar të bëjnë donacione për DJ dhe mikpritësit.

Pavarësisht se u është dukur e çuditshme të performojnë në salla bosh, disa përformues po i përshtaten kësaj risie. – ‘Online, ndjej se çdo person është me tepër në gjëndjen e tyre normale. Njerëzit janë vetvetja dhe janë më të sinqertë’ – ka thënë DJ singaporian, Patrick Lews./Opinion.al

 

Pas