Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre tranzicionet presidenciale që lënduan SHBA-në

2020/11/19 at 12:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tre tranzicionet presidenciale që lënduan SHBA-në

Më shumë se dy javë pas Ditës së Zgjedhjeve, presidenti Donald Trump nuk ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve të 3 Nëntorit.


Disa ish-zyrtarë të lartë nga administrata e Trump (së fundmi ish shefi i tij i kabinetit, John Kelly) kanë bërë thirrje për një tranzicion të qetë. Por  megjithatë, shumë republikanë në Kongres vazhdojnë të qëndrojnë pranë presidentit aktual.

Presidenca e Trumpit ka qenë e pashembullt në shumë mënyra, por në këtë drejtim, ai është si të gjithë paraardhësit e tij: Mandati i tij në detyrë do të marrë fund dhe do të duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Mënyra se si Trump do të kalojë ditët e fundit të administratës së tij, mund të jetë një moment kritik në historinë amerikane.

Fatkeqësisht, SHBA-ja ka vuajtur përmes disa tranzicioneve vërtet të tmerrshme. Tre transizicone të tilla të pushtetit si– James Buchanan te Abraham Lincoln gjatë dimrit nga viti 1860 deri në vitin 1861; Herbert Hoover te Franklin Delano Roosevelt gjatë përkeqësimit të krizës ekonomike të viteve 1932-1933; dhe Bill Clinton te George W. Bush pas zgjedhjeve të diskutueshme të vitit 2000.

Data 20 janar 2021 po afrohet dhe nevoja për një tranzicion efektiv nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot. Përkeqësimi i gjendjes nga pandemia COVID-19 kërkon një përgjigje të fortë nga qeveria, e cila do t’i kërkojë presidentit në largim të bashkëpunojë me presidentin e zgjedhur për të mirën e kombit.

Për të shmangur tragjedinë e mëtejshme, Trump dhe Biden duhet të shmangin gabimet e tranzicioneve të se kaluarës.

Këtu janë tre periudha kritike të tmerrshme nga e kaluara e kombit amerikan

1860-1861: Përurimi i Abraham Lincolnit si president i 16-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington, me presidentin në largim, James Buchanan

Zgjedhja e vitit 1860 shkaktoi një sfidë serioze për tranzicionin presidencial. Në nëntor, Lincoln fitoi votat e mjaftueshme në Kolegjin Zgjedhor për të mposhtur tre kandidatë dhe për të siguruar një mandat si president.

Një muaj më vonë, Karolina e Jugut mblodhi një konventë në të gjithë vendin dhe unanimisht votoi për shkëputje nga Bashkimi. Menjëherë pas kësaj, gjashtë shtete të tjera të jugut ndoqën të njëjtin shembull.

Presidenti në fuqi, Buchanan  nuk arriti ta menaxhonte krizën e vendit. Ai ishte kundër shkëputjes nga Jugu, megjithatë  besonte se qeveria ishte e pafuqishme për të parandaluar një veprim të tillë.

Në vend të kësaj, Buchanan kërkoi nga Kongresi për një zgjidhje. Një mbledhje e “zotërinjve të vjetër” në Uashington, ndërmorën një sërë masash, të njohura si Kompromisi Crittenden, të cilat synonin të mbronin skllavërinë.

Por, Presidenti i zgjedhur Lincoln refuzoi të pranonte çdo kompromis që buronte nga administrata jopopullore e Buchananit. Në Ditën e Përurimit, Lincoln ftoi Buchanan në Shtëpinë e Bardhë, dhe të dy burrat u nisën për në Capitol Hill. Pavarësisht kompromiseve, lufta shpërtheu kur forcat e Konfederatës qëlluan në Fort Sumter në prill të vitit 1861.

Kongresi  republikan ishte i zemëruar me veprimet e Buchanan gjatë periudhës së tranzicionit.

Ky i fundit mbrojti veprimet në “prag të rebelimit” në atë që historianët e konsiderojnë kujtimet e para presidenciale, por ai nuk arriti të rregullonte reputacionin e tij. Ndërsa Bashkimi u shpërbë, ai është cilësuar si presidenti më i keq në historinë amerikane.

1932-1933: Nga Herbert Hoover te Franklin D. Roosevelt

Në vitin 1932, Depresioni i Madh kishte zhytur në recesion ekonominë amerikane.  Besimi i qytetarëve kishte humbur në sistemin bankar, fermerët nuk mund të gjenin treg për prodhimet e tyre dhe papunësia arriti gati 25 për qind.

Në nëntor, premtimi i Rooseveltit për një “Marrëveshje të re” të sponsorizuar nga qeveria mposhti  me lehtësi fushatën e Hooverit për bashkëpunim midis individëve privatë. Një ditë pas ditës së zgjedhjeve, në orën 21:34, Hoover dërgoi një telegram, ku shkruante “Me qëllimin e përbashkët të të gjithëve, unë do t’i përkushtohem çdo përpjekjeje të mundshme”.

Por, në realitet, Hoover bëri gjithçka që ishte në gjendje të qëndronte në rrugën e Marrëveshjes së Re të Rooseveltit. Në fakt, Hoover kërkonte që Roosevelt të hiqte dorë nga marrëveshja, përpara se të merrte detyrën.

Nga ana tjetër, Roosevelt refuzoi të bashkëpunonte me presidentin në largim. Ndërkohë, efektet e Depresionit të Madh u përkeqësuan edhe më tepër. Në Ditën e Përurimit, Hoover dhe Roosevelt udhëtuan nga Shtëpia e Bardhë deri në Capitol Hill.

Në vitin 1933, Kongresi miratoi me vonesë legjislacionin – i propozuar fillimisht nga senatori, George Norris i Nebraskës në vitin 1923, i cili u bë amendamenti i  20-të i Kushtetutës së SHBA-së.

Ndër të tjera, “tranzicioni” bëri të mundur përfundimin e mandati të një presidenti në ikje nga 4 marsi deri më 20 janar.

2000-2001: Nga Bill Clinton te George W. Bush

Shumë pak persona e dinin se vendi do të përfshihej nga një krizë duke filluar më 7 nëntor të vitit 2000. Në një nga garat më të afërta në historinë amerikane, nënpresidenti Al Gore dhe guvernatori i Teksasit, George W. Bush  fituan secili në shtetet kryesore. Megjithatë, në shtetin thelbësor të Floridas nuk mund të kishte asnjë fitues, pavarësisht se çdo televizion e shihte si president Al Goren por më pas ata raportuan në favor të Bush.

Duke besuar se kishte humbur, Gore në të vërtetë kishte telefonuar Bushin për t’i uruar fitoren. Nënpresidenti ishte rrugës për të folur para një turme të mbledhur në Memorialin e Luftës në Nashville.  Gore u tërhoq nga gara e Floridas dhe kështu filloi një luftë ligjore disa javore. Më në fund, pasi Gjykata e Lartë ndaloi rinumërimin në Florida, Gore pranoi humbjen më 13 dhjetor në një fjalim në televizionin kombëtar.

Vendimi për fitoren e mandatit vonoi zbatimin e Aktit Presidencial të Tranzicionit. Në vitin 2004, Komisioni i 11 shtatorit zbuloi se ky tranzicion i ngadaltë “pengoi” aftësinë e administratës së re për të vendosur zyrtarë kryesorë në rolet e sigurisë kombëtare.

Megjithatë, drama nuk kishte mbaruar – administrata e presidentit Bill Clinton nuk e kaloi qetësisht natën. Kishte zëra se personeli prishi telefonat, dëmtoi banjot dhe, ndoshta veprimi më fëminor, hoqën shkronjën “W” nga tastierat në kompjuterët e Shtëpisë së Bardhë (stafi i Clintonit mohoi shumë nga pretendimet). Zyra e Përgjithshme e Kontabilitetit lëshoi ​​një raport duke vlerësuar dëmet me vlerë rreth 15 mijë dollarë.

Si përgjigje, Bush u përpoq shumë për të siguruar një tranzicion profesional, kur erdhi koha për t’i kaluar pushtetin presidentit të zgjedhur, Barack Obama. I përshkruar si “standardi i artë” i tranzicionit presidencial, vetë Obama ndoqi modelin e transferimit paqësor të pushtetit te Trumpi.

Sigurisht, Trumpi ende mund të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të ndjekë  traditën e nderuar të bashkimit të vendit që daton që nga viti 1896. Megjithatë, nëse e kaluara është prolog, kombi duhet të jetë gati për një krizë të vazhdueshme dhe një periudhë tranzicioni  që do të jetë shumë sfiduese.

Amerika duhet të jetë e përgatitur për një dimër të gjatë tranzicioni midis administratave në ikje dhe atyre që do të vijnë dhe  kombi do të jetë ai që do vuajë pasojat.



Ju sugjerojmë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
Para
Emrat/ Kush është gruaja e arrestuar në Lezhë, fshehu drogën në lavatriçe

Emrat/ Kush është gruaja e arrestuar në Lezhë, fshehu drogën në lavatriçe

Kreu i OBSH sërish nën akuzë nga ushtria etiopiane

Kreu i OBSH sërish nën akuzë nga ushtria etiopiane

Emrat/ OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave

Emrat/ OFL në Elbasan dhe Peqin, i dërgon formularin 5 të dënuarve
















TE FUNDIT

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
15 Korrik, 2025

Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në...

Lexo më shumë

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
15 Korrik, 2025

Në Siri, trupat qeveritare kanë përparuar drejt qytetit të Suweidës, i cili është kryesisht i banuar nga druzët. Kjo u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com