Bota

Tre shtete balltike i ndalojnë hyrjen Lukashenkos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:52 - 31/08/20 |
Opi Nion

Lituania, Letonia dhe Estonia i ndalojnë hyrjen Lukashenkos edhe 29 mbështetësve të tij.

Kjo u njoftua nga Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda. Të tria shtetet balltike shkojnë më larg se shtetet e tjera të BE.

Shtetet balltike e kritikojnë qëndrimin e shteteve të tjera të BE ndaj udhëheqjes bjelloruse si shumë të ndrojtur. Javën e kaluar ministrat e jashtëm të BE njoftuan masa ndëshkuese kundër mbështetësve të Lukashenkos, por jo kundër vetë Lukashenkos.

Që nga zgjedhjet presidenciale në fillim të gushtit ka pasur protesta kundër qeverisë dhe akuza për mashtrime elektorale në Bjellorusi. Qeveria gjermane e vlerësoi sot guximin e popullit dhe angazhimin e tij për pjesëmarrje demokratike. Ministria e Jashtme e Gjermanisë thirri ambasadorin bjellorus për të protestuar kundër arrestimit të gazetarëve të huaj në Minsk./DW

Pas