Rajoni

Ulje drastike e rasteve në Maqedoninë e Veriut, vetëm 11 nga 450 teste


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:30 - 31/08/20 |
Al Do

Një lajm i mirë është raportuar sot nga autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut pasi vendi ka regjistruar vetëm 11 raste të reja me Covid-19.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 450 mostrave, janë diagnostikuar vetëm 11 persona – shifër kjo më e ulëta në pesë muajt e fundit.

Kjo shifër vjen në vazhdën e uljes së djeshme, kur u raportuarn vetëm 39 raste të reja, ndërkohë që një ditë më parë ishin 131.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë njoftojnë edhe për tri viktima nga koronavirusi, me të cilat numri i përgjithshëm i tyre arrin në 603.

Deri tani, në Maqedoninë e Veriut janë testuar gjithsej 148,269 persona; prej tyre, 14,341 janë diagnostikuar me COVID-19, 11,157 janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten edhe 2,581.

Pas