Life Style

Tre pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të ktheheni me ishin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:01 - 11/07/20 |
el ida

1. Jeni të sigurt apo thjesht ju dhëmb ndarja?

Ndarja mund të jetë zgjedhja e duhur, por thuajse gjithmonë është zgjedhja më e dhimbshme. Nëse mendoni se duhet të ktheheni me ishin, pyesni veten: Mos vallë ndarja ishte një gabim apo thjesht jam zemërthyer tani? Nëse thjesht po vuani për momentin, por e dini që ndarja ishte zgjedhja e duhur, mos u ktheni.

2. Si riparohen problemet që kishit dhe a jeni të gatshëm t’i riparoni?

E zëmë se doni të ktheheni me ishin dhe ishi do të kthehet me ju. Me vete, në lidhjen e re, bartni edhe problemin që ju shtyu të ndaheshit. A jeni të gatshëm të punoni bashkë për ta superuar?

3. A po e shihni situatën me qartësi?

Merrni një javë vetëm. Pastaj një javë tjetër. Pastaj edhe një tjetër. Ju duhet koha e nevojshme për të pastruar sytë dhe për ta parë situatën me qartësi. Vetëm në këtë mënyrë do të kuptoni nëse doni të ktheheni me ishin sepse është gjëja e duhur apo gjëja më e thjeshtë./Opinion.al

Pas