Rajoni

Tre persona humbin jetën në një aksident në Gjakovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 17/04/21 |
Opi Nion

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nusret Gjurkaj.

 “Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se brenda veturës që kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë tre persona”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dalë ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut  si dhe prokuroria.

“Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete.  Ju mbajmë të informuar”, ka thënë Gjurkaj/ Opinion.al

Pas