Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Mësohet se pas finalizimit të operacionit të koduar “Krasta” është vënë në pranga V. K., banues në Tiranë.
Sipas informacionit zyrtar, arrestim i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.
“Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al