Kronikë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 4 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 15/11/20 |
Opi Nion

Policia e Korçës ka arrestuar katër persona, pasi u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në operacionin “Perimetri”.

Sipas autoriteteve, në pranga kanë rënë Limon Selimi 50 vjeç, Rigels Hudhri, 22 vjeç, Arben Korumi 49 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe Skënder Gjymenga 35 vjeç, banues në Librazhd.

Këta persona u kapën nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me tre automjete, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga verifikimi i dokumentacionit të tyre rezultoi se Limon Selimi dhe Skënder Gjymenga drejtonin mjetet pa leje drejtimi./ Opinion.al

Pas