Kronikë

Transport familjes me 5 anëtarë nga Afganistani, arrestohet 52-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:41 - 30/08/20 |
Opi Nion

Një 52-vjeçar nga Korça ka rënë në prangat e policisë për trafikim të paligjshëm të emigrantëve. Ai është ndaluar në aksin Librazhd-Elbasan, ku po transportonte një familje me 5 anëtarë nga Afganistani.

“ Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë   kapën në flagrancë shtetasin F.K., 52 vjeç, banues në Korçë,  i cili   transportonte  një familje   me 5 pjestarë nga Afganistani , të cilët i kishte marrë në Korçë dhe po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës,  kundrejtë fitimit 200 € për person.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për veprime të metejshme”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas