Aktualitet

Transformohet zona e ish-tregut elektrik, Veliaj: Rritet vlera e pronës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 18/04/22 |
Opi Nion

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi bllokun në zonën e njohur si ish-Tregu Elektrik, në Njësitë 1 dhe 2, tashmë i transformuar dhe i kthyer në një zonë pedonale për komunitetin.

Veliaj tha se ky investim ka sjellë një ndryshim rrënjësor në Njësitë 1 dhe 2 në kryeqytet, duke rritur vlerën e pronës dhe shtuar hapësirën pedonale për banorët.

“Kemi fituar një bulevard, i cili ka nxjerrë në dritë, si pjesën e vjetër të Njësisë 1, edhe pjesën e re të Njësisë 2; ka rritur vlerën e pronës, ka dhënë hapësirë për fëmijët, që tani nuk kane pse luajnë mes makinave apo nëpër qoshe. Sot fëmijët kanë një hapësirë që mund të kthehet jo vetëm për xhiro çdo mbrëmje, por në një hapësirë që mund të ketë mundësi për tregun fermer, tregun fshatar në fundjavë, për aktivitete të ndryshme për komunitetin. Ky nuk është vetëm një urbanizim bazik, është në fakt rritje e vlerës së gjithë ekosistemit që jeton në këtë komunitet”, nënvizoi Veliaj.

Të pranishëm në inaugurimin e bllokut urban ishin edhe dy deputetët e Partisë Socialiste, që mbulojnë zonat ku shtrihet pedonalja e transformuar, Arben Pëllumbi dhe Eduard Shalsi.

 

 

 

Pas