Bota

Tramp po trajtohet me deksametazon pas rënies së nivelit të oksigjenit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:25 - 04/10/20 |
Al Do

Mjekët e Presidentit Tramp thanë se ai tani po trajtohet me deksametazon pas “disa episodeve të rënies së nivelit të ngopjes me oksigjen”, raporton BBC.

Ata njoftuan se niveli i oksigjenit të presidentit Tramp ra poshtë 93% dje, dhe ai ndjeu gulçim. Pas kësaj ai u mjekua me deksametazon. Niveli i tij aktual i oksigjenit në gjak është 98% dhe nuk ka “ndonjë shqetësim të madh klinik”, shtuan ata.

Deksametazoni është një ilaç që zvogëlon inflamacionin dhe është vlerësuar si një përparim i madh në trajtimin e Covid-19.

Mjekët i thanë gazetarëve se Tramp mund të dalë nga spitali që të hënën në mëngjes. Megjithatë ai do të vazhdojë trajtimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. /Opinion.al

Pas