Bota

India synon të marrë 500 milionë doza vaksine anti-COVID deri në korrik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:14 - 04/10/20 |
Al Do

India shpreson të marrë deri në 500 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit deri në korrik të vitit të ardhshëm për rreth 250 milionë njerëz, tha të dielën ministri i Shëndetësisë Harsh Vardan, derisa infeksionet në vendin e dytë më të prekur në botë, vazhdojnë të rriten.

India ka regjistruar rreth 6.55 milionë raste, 75,829 në 24 orët e fundit, ndërsa vdekjet e lidhura me COVID-19 kanë arritur gjithsej në 101,782, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ekziston një organ i nivelit të lartë të ekspertëve që është në të gjitha aspektet e vaksinave,” shkroi Vardan në “Twitter”. “Vlerësimi ynë i përafërt dhe synimi do të jetë marrja dhe shfrytëzimi i 400 deri 500 milionë dozave që mbulojnë (200 milionë-250 milionë) njerëz deri në korrik 2021.

Instituti Serum i Indisë dhe kompanitë private janë bashkuar me organizata nga “Bill & Melinda Gates Foundation” me zhvilluesin e barnave në SHBA “Novavax Inc”, për të siguruar vaksinat.

India, ka gjasa për rritje të infeksioneve pasi një pjesë e madhe e popullsisë është e paekspozuar ndaj virusit, sipas një studimi të publikuar.

Pas