Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fëmijë shqiptar 8-vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e Krishtlindjes në një aksident rrugor pranë Borgo Segezia në periferi të qytetit.
Sipas raportimeve të mediave italiane, i mituri u përplas nga një mjet. Ai u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin.