Bota

Droni ukrainas godet bazën ajrore të Rusisë, 3 ushtarë rusë humbin jetën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:19 - 26/12/22 |
Opi Nion

Agjencia ruse e lajmeve Tass teksa citon ministrinë ruse të mbrojtjes bën me dije se tre persona, personel ushtarak janë vrarë si pasojë e një droni që ka rënë në rajonin e Saratovit të Rusisë.

Raportohet se droni ukrainas është rrëzuar në bazë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pajisjet e aviacionit në bazë nuk u dëmtuan, tha ministria ruse e mbrojtjes.

“Një mjet ukrainas pa pilot u rrëzua në lartësi të ulët teksa po i afrohej aeroportit ushtarak Engels në rajonin e Saratovit”, njoftuan agjencitë e lajmeve.

“Si pasojë e rënies së rrënojave të dronit, tre ushtarë rusë të stafit teknik që ndodheshin në aeroport u goditën për vdekje”.

Pas