Aktualitet

Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, fluks makinash dhe punime


               Publikuar në : 12:44 - 12/08/19 |
xhu lia

Pushues të shumtë kanë bërë që ditën e sotme trafiku të ishte tejet i rënduar në Rrugën e Kombit, në aksin Morinë-Ura e Drinit.

Për këtë arsye janë shtuar forcat e policisë që do të ndihmojnë në lëvizjen e mjeteve dhe gjithashtu sportelet në këtë pikë kufitare.

Gjithashtu shkak për trafikun janë bërë edhe punimet që janë duke u kryer në urën e Drinit, duke bërë që makinat të qëndrojnë në vend për orë të tëra.

Sipas njoftimit të policisë në pikën kufitare ka nisur të zbatohet procedura e përshpejtuar e kalimit të mjeteve dhe udhëtarëve si dhe gjithashtu ka theksuar se vijojnë kontrollet “me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi”.

Ndërkohë mësohet se automjetet që lëvizin në drejtim të bregdetit nga Kosova, janë vendosur grupe fikse të Policisë Rrugore për të ndihmuar qarkullimin në të dyja kahet e lëvizjes./Opinion.al/

Pas