Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TOB-in duan ta bëjnë një sallë koncertesh 

2016/08/01 at 12:45 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
TOB-in duan ta bëjnë një sallë koncertesh 

NGA ARBEN SKENDERI*


Rikonstruksioni i TOB prodhoi dje një lajm, i cili jo vetëm që ka ngjallur një diskutim të gjerë në opinionin publik, por ka ndezur sërish ndjenjën e frikës dhe të pasigurisë në radhët e vetë artistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, artistëve më elitarë në vend. Dje, ministrja e Kulturës, fill pas dorëheqjes, ose më mirë të themi duar­heqjes të drejtorit Ilir Kerni, hodhi hapin e parë publik për projektin e rikonstruksionit të TOB­it, duke u munduar t’u hedhë hi syve të gjithë profesionistëve të fushës dhe jo vetëm. Dy pyetje, në dukje kontraverse, por që bashkohen në të njëjtën pikë, lindin në këtë diskurs: pse kaq i vonuar ky plan për ndërtimin e Teatrit të Operës, kur pritej të dilte kohë përpara? Dhe tjetra: pse kaq i paduruar lajmi mbi ndërtimin e teatrit të ri, fill pas dorëheqjes së drejtorit të TOB­it? Pyetje si këto dalin nga një vargëzim pyetjesh në lidhje edhe me projektin fitues dhe komisionin përzgjedhës, por nuk është ende koha “për të derdhur lot”. Ajo që të bën të qash nga dëshpërimi profesional, nga revolta prej një artisti, i cili e gjen veten në këtë kurth, është projekti që kemi sot përpara syve. Institucionin më të rëndësishëm të artit tonë të kultivuar duan ta tjetërsojnë dhe ta kthejnë në funksion interesash, që datojnë këtu e një dekadë e gjysmë më parë!

Këtu fillon, dhe në funksion të kësaj janë orkestruar të gjitha ngjarjet në TOB që prej më shume se dy vitesh. Duket se Rama i gjeti drejtorët e “duhur” për të rrënuar punën dhe dinjitetin e çdo artisti në TOB, duke mbivendosur padrejtësisht histori joprofesionale dhe të jashtëligjshme të kontratave, e deri te presionet psikologjike dhe shantazhe të përditshme, më në fund për të dalë në “dritën e tunelit” të shumëpritur, ëndrra e vjetër për tjetërsimin e godinës së TOB­it, që siç duket është kthyer në obsesion për kryeministrin dhe shumëkush do të thoshte lehtësisht “se mos vetëm kjo…” Është ende në memorien e artistëve dhe të opinionit publik se çfarë donin të bënin me Teatrin e Operës dhe Baletit po të njëjtët njerëz disa vite më parë… E parë në këtë këndvështrim, panorama e situatës fillon e qartësohet.

Cila do të ishte mënyra më “lehtë” dhe efikase, që në një kohë të shkurtër ta kthesh TOB-­in nga një teatër të mirëfilltë opera dhe baleti, në një sallë koncertesh apo eventesh të tjera (duhet thënë, estetikisht korrekte), përveçse në një sallë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, denjësisht e mirëpërcaktuar në diapazonin e saj teknik, profesional dhe pse jo edhe estetik!? Fatkeqësisht nuk është vetëm destinacioni i një salle që po ndryshon dhe ardhjen e këtij projekti, por edhe ndryshimi i qëllimshëm i filozofisë së punës brenda institucionit është akoma më shqetësues. Ajo që duket se po ndodh prej 2 vitesh e gjysmë është plani “ideal” mbi shkatërrimin, rrënimin dhe përçarjen e trupave (kori, orkestra, baleti dhe solistët). Për ta ndërtuar kohezionin e trupave janë dashur mbi 60 vite të mundimshme nga artistët më me emër të këtij kombi, ku edhe Partia e Punës vetë nuk guxonte të bënte pa mendimin dhe ekspertizën e tyre, kurse sot në më pak se tri vite, jemi në një situatë ku pjesa më e madhe e koncerteve statistikore që na tund në letër Ministria e Kulturës janë aktivitete me grupe të vogla muzike dhome në hollin e TOB-­it apo evente të ngjashme, duke kontribuar ditë pas dite në ndryshimin e destinacionit (artistik) të këtij institucioni. Artistët nuk kanë më plane pune, nuk dinë çfarë i pret nga një javë në tjetrën, cilat janë produksionet që do vijnë etj., si këto, por përpallen çdo ditë me presione dhe arrogancë institucionale.

Bëjnë art në një klimë pune, që vetë ata e përshkruajnë si të paprecedentë në tërë këto vite karriere. Tashmë një pjese të kontratave të nënshkruara nën presionin e bukës së gojës e pa negociata po u vjen fundi, askush nuk di çfarë do ndodhi?! Lista e problemeve është e gjatë dhe ndoshta specifike për publikun e gjerë dhe nuk është koha dhe vendi për t’u zgjeruar, por e vërteta mbi qëllimin final duhet thënë: Sot Shqipëria jeton në krizë, për sa kohë e vërteta fshihet nën hijen e propagandës së “arritjeve”. Kështu, duket sikur çdo gjë shkon mirë, më fal, duhet të thosha “perfekt”, por kjo nuk “pi më ujë”. Në fakt, artistët nuk e kanë ngrënë asnjëherë sapunin për djathë, thjesht nën frikën e mbijetesës, që i vendos ata në situatë shumë vulnerabël, kanë bërë kompromis të verbër me djallin vetë. Por, artisët asnjëherë nuk janë gënjyer dhe ashtu si një dekadë e gjysmë më parë, nuk do ta lejojnë që investimi i disa brezave të shkatërrohet nga interesa dhe disa zullumqarë që atë që nisën para disa vitesh, janë kthyer për ta përfunduar, me patjetër…!

* Drejtuesi i Departamentit të Kulturës në PD / Balkanweb

Etiketa: Arben SkenderiTOB


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit 14 gusht 2025

14 Gusht, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 gusht 2025

14 Gusht, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

13 Gusht, 2025 10:42 pm
Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
Bota

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

13 Gusht, 2025 10:32 pm
Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar
Aktualitet

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

13 Gusht, 2025 10:14 pm
Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit
Rajoni

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

13 Gusht, 2025 10:02 pm
Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës
Bota

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

13 Gusht, 2025 9:41 pm
Fundoset gomonia me emigrantë në La Mansh
Bota

Të paktën 22 të vdekur pas fundosjes së dy anijeve me migrantë në Itali

13 Gusht, 2025 9:09 pm
Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Para
Tentuan të vrisnin fëmijën tre muajsh, arrestohet çifti

Tentuan të vrisnin fëmijën tre muajsh, arrestohet çifti

Tragjedia/ Babai shqiptar ishte mbytur në det, fëmija e kërkonte në plazh

Tragjedia/ Babai shqiptar ishte mbytur në det, fëmija e kërkonte në plazh

Video/ Spektakli i delfinëve në Karaibe

Video/ Spektakli i delfinëve në Karaibe

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Parashikimi i motit 14 gusht 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
14 Gusht, 2025

Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 gusht 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
14 Gusht, 2025

Dashi – Sot mund të ndiheni më të vendosur për të ndjekur qëllimet tuaja personale. Energjia është pozitive për bashkëpunime...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
13 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë...

Lexo më shumë

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën
13 Gusht, 2025

Bisedime BE-SHBA para takimit për Ukrainën ndërmjet presidentëve Trump dhe Putin në Alaskë: Perëndimi demonstron unitet dhe insiston për armëpushim....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com