Tetë trupa të pajetë janë nxjerrë në brigjet e Detit Egje në Turqi. Një varkë me refugjatë u mbyt të martën rreth orës 04:00, mes viktima ka edhë fëmijë.
Varka me 22 refugjatë u përmbys pak pa mbërritur ishujt grekë. 12 refugjatë u shpëtuan, ndërsa 8 të tjerë u mbytën. Dy persona të tjerë mbeten të humbur.
Refugjatët mendohet se janë nga Iraku, Siria dhe Algjeria.