Aktualitet

Tjetër rast i abuzimit me të mitur/ Arrestohet një 39-vjeçar në Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:57 - 26/09/20 |
Al Do

Një ngjarje e rëndë raportohet në Durrës ku një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka abuzuar sekusualisht me një 14-vjeçare.

Sipas policisë, L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Kjo e fundit është vajza e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Rastet e abuzimit me të mitur janë shtuar kohët e fundit duke u kthyer në një problem social.

Kujtojmë rastin e abuzimit të të miturës në Pogradec nga një 46-vjeçar si edhe rastin në Bathore të rojes së një shkolle që kishte abuzuar me tre të mitura. /Opinion.al

Pas