Sport

Tjetër medalje e artë për Kosovën në xhudo


               Publikuar në : 21:24 - 13/07/19 |
Al Do

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Prix në Budapest.

Sportisti nga Kosova ka mundur në finale xhudistin rus Georgii Elbakiev duke vazhduar kështu trendin e “artë” të sportistëve kosovarë në sportin e xhudos.

Gajkova u shpall kampion në kategorinë deri në 73 kg dhe tashmë ka mbledhur dhe 700 pikë olimpike për në Tokio.

Kjo medalje është e treta për xhudistët kosovarë në këtë Grand Prix pas dy të argjendtave që fituan një ditë më parë Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Nesër pritet që në tapetin e xhudos të ngjitet Loriana Kuka, ndërsa kampionia e botës Majlinda Kelmendi e mbylli këtë turne në vendin e 5 pas tri medaljeve të arta në Grand Prix paraardhës gjatë këtij viti. /Opinion.al

Pas