Sport

Futbolli në ankth për Mihajloviç pas lajmit për sëmundjen e rëndë


               Publikuar në : 22:08 - 13/07/19 |
Al Do

Sinisa Mihajloviç dha sot lajmin se po lufton me sëmundjen e rëndë të leuçemisë. Ai premtoi se do të arrijë ta mposhtë atë por pa lënë mënjanë pankinën e Bolonjës.

Shumë futbollistë të kampionatit italian, ish shokë skuadre, kolegë dhe deri te zëvendës kryeministri i Italisë, Matteo Salvini, janë solidarizuar me Mihajloviç duke i uruar terapi të mbarë dhe shërim të shpejtë.

“Doja që lajmin ta jepja vetë dhe prita më shumë respekt për privatësinë time, por disa gazeta, për të shitur 100 apo 200 kopje më shumë, zgjodhën të hedhin poshtë miqësinë 20-vjeçare me mua. Kisha temperaturë dhe nuk udhëtova me skuadrën, por shkova për një kontroll rutinë, nga ku zbulova se kisha leuçemi. Kalova ditë i mbyllur dhe duke qarë, por në fund vendosa të vazhdoj përpara dhe të luftoj sëmundjen, deri sa ta mposht atë. Unë në jetë asgjë nuk e kam marrë dhuratë dhe më është dashur të luftoj shumë për të ardhur deri këtu, ndërsa tani jam gati të luftoj edhe më shumë, për të shkuar përpara dhe për të mposhtur sëmundjen”, tha ai. /Opinion.al

Pas