Kronikë

Tiranë/ Rrjedhja e gazit në shkollë, procedohen penalisht dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 21/01/21 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy persona një ditë pas rrjedhjes së gazit në një shkollë në zonën e  “Don Boskos”.

Sipas autoriteteve, të proceduarit akuzohen se kanë vënë në funksion sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial. Për pasojë depozita pati rrjedhje gazi duke helmuar 6 nxënës.

Ata akuzohen se kanë vënë në funksion sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial. Për pasojë depozita pati rrjedhje gazi duke helmuar 6 nxënës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia këtë të enjte në një njoftim për mediat.

Një depozitë me 1000 litra gaz ishte vendosur në krah të shkollës në fjalë dhe përdorej për ngrohjen e ambienteve. Valvula që lidhte depozitën me pajisjen ngrohëse u ça dhe gazi u shpërnda në shkollë dhe në të gjithë zonën përreth. Depozita ishte vendosur pranë kësaj shkolle pa leje dhe sapo ishte mbushur, për shkak të ditëve të ftohta.

Pas