Kronikë

Tiranë/Makina përplas 42-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:22 - 31/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në kryeqytet. Policia njofton se një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar 42 vjeçarin me inicialet D. Gj., dhe më pas është larguar nga vendngjarja. I lënduari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 31.01.2021, rreth orës 13:40, në Misto Mame, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja shtetasin D. Gj., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al

Pas