Kronikë

Tiranë/ Makina del nga rruga dhe përplaset murin, plagoset 2-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:43 - 30/03/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në zonën e Bathores në kryeqytet.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë ka mbetur i lënduar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 30.03.2022, në Bathore, shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./Opinion.al

Pas