Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tiranë, ku janë vendet ku mund të godasin terroristët?

2015/11/21 at 3:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tiranë, ku janë vendet ku mund të godasin terroristët?

Tirana dhe Moska janë dy kryeqytetet europiane më të rrezikuara nga sulmet terroriste të Shtetit Islamik, ISIS. Alarmi ekstrem, i marrë nga shërbimet e huaja inteligjente, është analizuar dhe përcjellë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, drejt organeve të tjera të ruajtjes së rendit dhe sigurisë.


Menjëherë pas këtij alarmi të zyrtarizuar dhe protokolluar nga Shërbimi Informativ, janë informuar dhe drejtuesit më të lartë të shtetit, si dhe ato të policisë. Këta të fundit urdhëruan, një ditë më parë, kalimin në gatishmëri të plotë të të gjithë efektivëve të forcave të rendit.

TV Klan ka mësuar se sipas sinjalizimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, përveç kryeqyteteve të tjera europiane, Tirana futet në listën e metropolove më të rrezikuara nga sulmet terroriste, madje duke kaluar edhe Romën, Milanon apo Londrën dhe është në një nivel me kryqytetin rus, Moskën.

Shteti dhe qeveria ruse janë kërcënuar disa herë për sulme nga ISIS për shkak të fushatës së bombardimeve që Presidenti Putin po përdor kundër kalifatit islamik. Por, vënia e Tiranës në të njëjtin nivel rreziku sa Moska, ishte një surprizë, jo vetëm për Shërbimin Sekret Shqiptar, por edhe për vetë shërbimet sekrete të huaja, të cilat ua kanë përcjellë këtë informacion kolegëve shqiptarë.

Kërcënimi ndaj Shqipërisë në fakt është bërë i njohur prej kohësh nga vetë eksponentët shqiptarë të ISIS, që në muajt e verës që shkoi. Të marra fillimisht jo me aq seriozitet, kërcënime të tilla tashmë janë në top listën e axhendës së Shërbimit Informativ Shtetëror, që ka lajmëruar Policinë e Shtetit të marrë masa parandaluese.

Sheshe, rrugë, mjete apo stacione të transportit urban, vende të mbipopulluara, ashtu si edhe vetë efektivët apo godinat e policisë, janë targeti kryesor, që mund të synojnë elementët terroristë. Ndaj dhe vëmendja më e madhe duket se është përqendruar pikërisht këtu. Këto vende po monitorohen ditën dhe natën.

Në sinjalizimin e SHISH, nuk lihet pa përmendur edhe rreziku që mund të kenë institucione publike, si shkollat apo spitalet. Për këtë arsye, shërbimet inteligjente, në varësi të situatës, kanë sugjeruar edhe shkurtimin e orëve të mësimit, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Video shokuese/ Britma, të shtëna dhe panik, ja çfarë ndodhi në Bataclan?

Video shokuese/ Britma, të shtëna dhe panik, ja çfarë ndodhi në Bataclan?

Francë/ Kush është këlyshi polic rus që do të zëvendësojë Diezelin e vrarë dje?

Francë/ Kush është këlyshi polic rus që do të zëvendësojë Diezelin e vrarë dje?

Video/ Tiranë, shikoni se si një vajzë rreh një mashkull në rrugë

Video/ Tiranë, shikoni se si një vajzë rreh një mashkull në rrugë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}