Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i gjashtë.
Lajmi bëhet i ditur nga policia, që njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.
Më datë 15.10.2022, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, shtetasi A. Q., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al