Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tiranë/ Fitoi shuma të mëdha në kazino, djali i ish-politikanit ndalohet nga policia

2022/08/08 at 2:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tiranë/ Fitoi shuma të mëdha në kazino, djali i ish-politikanit ndalohet nga policia

Djali i një-ish politikani është ndaluar për disa orë nga Policia e Tiranës së bashku me një 23-vjeçar nga Ballshi, punonjës i një kazinoje, pasi dyshoheshin se ishin implikuar në një vjedhje, që në përfundim nuk u provua, por për këtë u bë fajtor fati.


Denoncimi ndaj tyre ka ardhur nga një prej kazinove kryesore në Tiranë, për të cilin policia ka ndërmarrë hetime dhe ka ndaluar edhe personat e dyshuar.

Por sipas burimeve të sigurta pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, lojtari me shumë mundësi mund të ketë qenë thjesht me fat kur ka luajtur në kazino dhe dyshohet se nuk ekziston mundësia e bashkëpunimit me krupierin e kazinosë (shpëndarësi i letrave dhe zareve) për të fituar brenda një nate sa më shumë të holla.

Gjithsesi vjedhjen në bashkëpunim, apo fitimin e rastësishëm do ta zgjidhë Prokuroria, të cilës i ka kaluar hetimi policor dhe nëse shkon në gjykatë, drejtësia.

Historia nisi si nëpër filma, kur një lojtar përjeton një natë me fat, duke fituar gjatë tërë kohës shuma të mëdha lekësh në kazino, ku shumica e njërëzve i lënë ato në pak kohë.

Pikërisht shuma e humbur nga kazinoja, ka bërë që kjo e fundit të dyshojë se pas fitimeve të lojtarit qëndronte ndoshta një bashkëpunim me një nga punonjësit e saj në tavolinat e ruletës.

Përfaqësuesi i kazinosë ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës dhe hetimi në vazhdim ndaj lojtarit 39 vjeç dhe krupierit 23 vjeç nisi menjëherë dhe u krye nga forcat e Policisë pranë Komisariatit Nr. 3.

Baza e denoncimit të kazinosë, sipas juristit të saj, qëndron në faktin se krupieri nuk ka zbatuar rregulloren.

Ai këmbëngul se nga mos kryerja e tre rrotullimeve të duhura të zarit në ruletë nga krupieri, ka ndihmuar klientin dhe fitimet në tavolinën e lojës nuk janë gjë tjetër, veçse vjedhje në bashkëpunim, pikërisht përpara syve të vëzhguesve të kazinosë dhe të kamerave të sigurisë.

“Krupieri u pa të hedhë zarin, i cili kreu vetëm dy rrotullime dhe ra tek numri nëntë, ndërkohë që sipas rregullave të kazinosë, zari duhet të kryejë të paktën 3 rrotullime përpara se të bjerë tek një nga numrat e ruletës. Në të kundërt ajo nuk duhet të quhet e saktë. Krupieri u pa të konfirmonte numrin nëntë në ekran që shërben për të lidhur terminalet. Bërja e vetëm dy rrotuillimeve lejon vendosjen e basteve në vetëm dy sekonda, ndërkohë që numri ka rënë. Në të njëjtën kohë, në kamera shihet klienti që nis të vendosë me shpejtësi baste pikërisht te numri nëntë dhe sipas pamjeve filmike ai fitoi 162 mijë lekë”, – thotë në denoncim juristi i kazinosë.

Por nuk është vetëm ky rast sipas juristit të kazinosë, sepse ai thotë që situata përsëritet pak orë më vonë.

Përsëri kruperi 23-vjeçar e rrotullon zarin vetëm dy herë dhe përsëri klienti A.L., është afruar, ka vendosur bast tek numri që ra dhe ka fituar 144 mijë lekë.

Fakti që “fati“ po e ndiqte klientin në mënyrë të dyshimtë, ka bërë që përfaqësuesit e kazinosë të nisnin vëzhgimin dhe kanë parë se si, kur krupieri e hidhte dy herë zarin, lojtari afrohej dhe vendoste baste në numra të caktuar, duke fituar një herë 200 mijë lekë, herën tjetër 360 mijë lekë dhe sërish 200 mijë lekë të tjerë.

Policia nga ana e saj, pasi ka kryer hetime për rastin, thotë se nga këqyrjet e regjistrimeve u vërejt se nuk ishte vetëm klienti i denoncuar që fitoi nga shkelja e rregullores së krupierit, por edhe një klient tjetër që po ashtu ka fituar para, pasi 23-vjeçari e rrotullonte zarin vetëm dy herë.

Por teksa dy të ndaluarit, si punonjësi i kazinosë, ashtu edhe lojtari A.L., kanë bërë me faj vetëm fatin e mirë, e kundërta është zbuluar nga policia.

Kjo e fundit thotë se nga verifikimi dhe kontrolli i celularëve dhe nga këqyrja e mesazheve në llogarinë Instagram, vërehet se mes lojtarit dhe krupierit ka komunikime.

Lojtari: “Një sugjerim, mos bëj shorts aty përveç se në ndonjë rast tek-tuk, mos e bëj rrugë”.

Krupieri: Mbrëmë vetëm një herë, e bëra në mëngjes, se e kap apo jo, unë e bëra më shumë për E., se kishte lënë shumë”.

Në këto komunikime, shfaqet krupieri zemër mirë që ndihmon lojtarët që humbasin dhe lënë gjithë paratë në kazino.

Lojtari: “Jo mo daku, unë jam stabël edhe kur humbas, ideja është të japësh edhe ti bakshish, bëj maksimumi 1 deri në 2”.

Krupieri: “Nuk e hedh dot se më shohin”.

Lojtari: “Mos e hidh, të kam thënë bëje njëherë në kaq kohë”.

Por gjatë dëshmisë në polici, krupieri thotë se lojtarin nuk e njihte më parë, atë e ka njohur në kazino dhe për shkak të punës pasi prej një muajve ai ishte një nga klientët më të rregullt.

“Punoj në kazino prej tetë muajsh dhe puna ime është dealer (shpërnarës letrash, dhe i zareve të lojërave të ndryshme që mbahen në kazino). Nuk kam ndihmuar asnjë klient, pasi nuk kam asnjë mundësi që ta bëj diçka të tillë, sepse është e pamundur të ndërhysh. Makineria është elektronike dhe loja ndiqet sipas një programi dhe jo sipas kruperit. Veprimtaria e kruperit mbikëqyret nga një inspektor që e urdhëron për lojën dhe për ‘spinin’ (hedhjen e zarit në ruletë). Inspektorët ndërrohen çdo 40 minuta dhe secili ka nën vëzhgim dy tavolina”, – ka rrëfyer ai.

Duke e përshkruar djalin e ish-politikanit si një njeri të rregullt, krupieri këmbëngul se akuzat janë të pabaza.

“Nuk e kam takuar ndonjëherë jashtë kazinosë. Sa për komunikimet midis nesh, ai ua thotë të gjithë krupierëve këtë gjë duke sugjeruar mënyrën e lojës”.

Policia i thotë Gazetasi.al, se ka marrë në pyetje edhe lojtarin në fjalë, i cili tregon se ishte një nga lojtarët më të rregullt në kazino.

Madje i të gjitha tavolinave. ”Një pjesë e këtyre tavolinave janë ruleta. Unë nuk kam asnjë komunikim gjatë lojës me krupierin dhe biseda në Instagram është diçka normale, nuk është përgjegjësia e ime pse ai e hodhi zarin më pak se tre herë”.

Lojtari thotë se fitoi ngaqë është i shkathët dhe jo sepse po bashkëpunonte dhe për rrjedhim sipas tij nuk ekzsiton mundësia që të ketë vjedhur.

“Nuk i kam premtuar dhe as thënë gjë krupierit. Fitova dhe kaq. Nuk kam lidhje fare dhe as bashkëpunim. Nëse merrni pasqyrën time financiare në kazino, do të shikoni se unë më shumë kam humbur se sa kam fituar. E konsideroj fat që fitova tek numrat që vendosa bastet dhe nuk kam kryer asnjë lloj vjedhjeje”.

Policia thotë se do të referojë materialet në prokurori për dy personat, që të dy të dyshuar për një nga vjedhjet më të veçanta të ndodhura në Tiranë.

Bëhet me dije se nga humbjet në kazino të të rinjve, rezultojnë të regjistruara disa ngjarje, midis tyre ajo e lënies peng të automjeteve dhe shitjes në vend të sendeve të luajtshme.

“Po lind një lloj i ri krimi, që vjen nga lojërat e fatit dhe ne nuk kemi se si ta parandalojmë. Ka fëmijë biznesmenësh, madje edhe vajza, por edhe personazhe shumë të njohur publikë që janë kthyer në mashtrues dhe zhvatës vlerash monetare nga të njohurit. Këto shuma, pasi i shtijnë në dorë, ata i lënë brenda pak çastesh në kazino dhe pranë policisë ka disa kallëzime të ngjashme, madje edhe për fëmijë politikanësh të tjerë”, – tha një burim zyrtar i Policisë së Shtetit./Gazeta Si

 

 



Ju sugjerojmë

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
-U tha në Opinion

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

28 Janar, 2026 10:50 pm
Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
-U tha në Opinion

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

28 Janar, 2026 10:45 pm
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

28 Janar, 2026 10:28 pm
Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Para
Sherr me grushta në studio televizive, deputeti dhe truproja rrahin gazetarin 

Sherr me grushta në studio televizive, deputeti dhe truproja rrahin gazetarin 

Akulli në Antarktik arrin vlerën e tij më të ulët ndonjëherë

Akulli në Antarktik arrin vlerën e tij më të ulët ndonjëherë

Qeveria serbe: Albin Kurti me deklaratat e tij do luftë e jo dialog

Qeveria serbe: Albin Kurti me deklaratat e tij do luftë e jo dialog
















TE FUNDIT

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq

“Rreziku për diabet dhe kancer”, Vilma Dafilaj: Jo mishit të kuq
28 Janar, 2026

Vilma Dafilaj, kirurge plastike ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kujdesin që duhet treguar për ushqimet që konsumojmë,...

Lexo më shumë

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet

Piktori Helidon Haliti rrëfen në Opinion si humbi 23.7 kile për 2 vjet
28 Janar, 2026

Piktori Helidon Haliti ka rrëfyer në emisionin “Opinion” përvojën e tij personale me mbipeshën dhe se si ka arritur të...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e ish-ministrit, Ilir Beqaj mbetet në burg
28 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për t'i shfuqizuar masën e "arerstit në burg". Beqaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit...

Lexo më shumë

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
28 Janar, 2026

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com