Eshtë ndoshta njëri prej reportazheve më të hershëm të botuar në publicistikën shqiptare. Ka shumë të ngjarë të jetë marrë nga një gazetë apo revistë turke (e përkohshme – siç quhej atëherë). Është përkthyer në shqip nga patrioti e poeti i njohur Asdreni dhe është botuar në gazetën “Albania” të Faik Konicës në numrin 9 të vitit 1903. Siç e thotë edhe vetë botuesi qëllimi i botimit është që t’u tregojë shqiptarëve se cfarë shkruajnë dhe se si i shohin të huajt ata.
Reportazhi është një vizatim interesant me ngjyra humori aty këtu, dhe që përcjell (sigurisht me subjektivizëm) pamjen e Shqipërisë së asaj kohe. Dashuria e veçantë e shqiptarëve për armën, besa dhe trimëria të vëna në kontrast me një varfëri të thellë e përshkruajnë të gjithë reportazhin që sjellim më poshtë. Për lehtësi leximi reportazhin e kemi përshtatur duke i vendosur shkronjat sipas përdorimit në gjuhën e sotme të shkruar, por pa e ndryshuar thelbin e fjalëve.
****
1. Durres 1910 Durrësi2. Tirane 1910Tirana
Jeta ndë Shqipëri.
NGA DURRESI NDE TIRANE
1903 – Albania nr 9 – Reportazhi Durres Tirane 1Këto dy qytete, nga të cilët i pari është një port buze detit t’Adriatikut, edh’ i dyti një qendre tregërie sado e shënuar brenda ndë Shqipëri. Që të dy qytetet janë lidhurë midis syresh me nië udhë, së cilës me një emër të pa merituar i thonë edhe shusha (chaussee). E drejta është se nierëzit e qeverisë të këtij vendi ishte që të bëjnë nga këjo udhë një shusha. Që me kohë u nisnë ca ndërtime; u mbajtnë gurë edhe guriçka, edhe u bënë disa ura. Po, tërë këto punë u lanë fare: shiu edhe rrebeshi prishnë edh’ ato që qenë bërë, edhe urat, sikur vet’ ato ndjenin se s’janë për gjëkafshë, u dërmuan edh’ u prishnë. Popullësia e fshatravet shkallmoj ç’kish akoma mbetur; trarët edhe drurët nga urat i muar që t’i përdorin për të djegur.
Kështu kio e thënë shusha, nuk e ka parë ende të shkojnë mi të rrotat e një qerre. Mi të s’mundin të udhëtojnë veç se kuaj a po mushka, që janë mësuarë të ecejnë nëpër ato më të ngushtat rruga. Edhe po sa ngryset më s’mundet të shkosh, se ai që guxon t’udhëtoje ndë t’errët, munt të rungulliset në ndonë tatëpjetë, a munt t’a marë nonjë lumë, a, punë m’e lehtë që munt të te ngjasë të jetë i shtrihur nga nonjë plumb, pune që ngjet shpesh nëpër këto vise.
Këtu vrasjet jane aqë të dendura, sa, kur dëgjohet për nonjë vrasje as nuk e tunt farë njerinë, nukë lëvizet as një. Kur bëhet një vrasje duket sikur është një gjë e zakonëshme, e përditëshme.
Ndryshe me vrasje e me vjedhje shumë janë që duan të bëjnë një mënyrë rrojtje. Që të jesh kusar (hajdut) i udhës’ së madhe kio është një pun’ e ndershme, e cila s’e shnderon as fare atë që e bën. Këtu jet e nieriut ka aqë fort të pakë vlerë, sa, ngjet herë udhëtari që të shpëtonte i gjallë, kio i detyrohet më tepër atij që të gjuan se nuk do që të prishë një plumb për një nieri.
Me gjithë këto po sa u gdhi, u nisme, nga Durrësi kaluarë mi kuaj të vendit kuaj të vegjël, po të shpejtë edhe të bërë mirë. Kishim për të udhëtuar dy ditë, udhëtim të gjatë e të lodhëshme, i cili është një mundim i vërtetë, nga shkaku e ngjarjavet të pa pëlqyera që bëhen atje, e nga rreziku që munt të mos shpëtosh i shëndoshë a i gjallë.
Për atë ditë ishim shumë udhëtarë e një ditë më përpara kishim marë masa sa na mundej, per ç’do ngjarje. Më parë meremi vesh që të gjithë të nisim m’atë arë që të jemi bashkë. Pas këtaj u siguruame edhe me ruajtës (escorte). Mytesarifi na dha disa suvarin (kalorës), po këta ishin nga an’ e tij më tepër që të na venë’re, se sa të na ruajnë ne. Tërë shpresa jonë ishte mbë gjashtë Shqipëtarë të cilit i kishim marë me të paguar, njerës të armatosur që posht’ lart, të frikëshme ndë të parit, të të cilëvet shenjë të plagavet pa numur, dëftenin më mirë se nië libr’e e shkrojtur të shkuarit e jetës’ së tyre. Besimi e fjalë e tyrë ishte më sipër se ç’do dyshim. Më parë si bëmë ca provime që t’i shohim ç’farë njerës janë, ndë duart të të cilëvet dy dit’ do të ishte jeta jonë, e provuam me të tepër se e meritojnë emërin që gezohen, e se s’shkelin kurrë të motshmen besë që kanë.
Po kishim edhe ne një që na siguronte: Hanxhiu i Durrësit na kish thënë — ajo dihet se mfshehtazi se ruajtësit’ t’anë, kanë miqësi të shtrënguar me gjithë kusarët t’ asaj ane, se, emëri i tyre ësht i njohtur gjer me vise të largta, edhe se janë njerës shumë të nderuar nga tërë shokët që kusaruan bashkë. Edhe tashi ne u hoqne — po jo edhe fare – nga këtë mjeshtëri të tyre, kjo detyrohet një kohës’ së mirë e cila u siguroj një pasje po thuaj të mirëzë. Më në fund me Perëndine bashkë u nismë. Te krishteret bënë nga nje kryq, Myslimanët kujtojnë edhe ata disa herë emërin të Allahut edhe të Profetit.
Ishte një ditë Maji shum’ e bukur me një qiell të kthjellt’ e të kulluar; një er’ e freskët debëtonte vapën e djellit. Natyra për rreth dukej m’e pëlqyer me këto bukuri. Gjer më larg s’duket as një bimë. Brigjet të zhveshura e të thata. Rallë shëkon ndë Turqi vend pa pyll. Sheshit arat dukeshin si ca shkretira. Reth e rrotull s’mbin nga dheu gjëkafshë përveç se gjemba edhe driza. Vendi ësht’ i majurë edhe pjellor, po mungojnë krahë për punë, edhe arësimi është më tepër i motshëm. Dhearësimi (l’agriculture) ësht’ i paratisur fare, se vendësit këtë punë e kanë si një gjë të poshtër,
Te zhgryerit Shqipëtarë vdesin urije me këtë dhe, të cilin, ne liheshin nga rojtja e kusarësisë, edhe t’a punonin, do t’u sillte dobi shumë e më të sigurtë për të rojtur, se sa me ato që bëjnë sot.
Udhës hasim si rallë udhëtare. Edh’ ata që i hasim jane që të gjithe Shqipëtarë me fytyra që të frikësojnë e të trembin; të mveshurë me roba që mezi mbahen bërë copë copë; edhe me opingat mi ‘ta po thuaj për gjysme. Kjo e mveshur aq’e pahirëshme a e pa pëlqyer ata s’i mposhton as fare. Ata ecejnë kryelart edhe të pa tundëshme si një njeri që e ndjen veten të fortë, edhe ka mbesim me fuqin’ e vet. Robat i ka të çjera po në krahë mban një pushkë të shkëlqyer, pa të cilën Shqipëtari nukë munt të rrojë.
Eshtë vërtet se ecën afër i zhveshur lakuriq; po kobureja e silahut ësht e fajkuar vetëm me ergjent, edhe mi dorezën e pallës q’e heq ndrijnë gurë të çmimuarë (xhevahire) të vërtetë.
Shumë gjerra munt t’i lipsen Shqipëtarit; e duron me gjithë zemër urinë edhe etjen, le me n’anë të mveshurit, shet edh’ atë të fundit copë dheu që ka, po nga armët e tija as i vdekur nukë ndahet, me armë i ka tërë shpresat edhe mendimet e tij. Shqipëtari le famijen, le shtëpinë, po pushka duht të jetë me ‘të, edhe pranë tij për jetë. Kur u lind, iu mvar ndë kryet të shtresës, me atë u rrit, me atë e shkon jetën, edhe shpesh plumbi i një pushke ia mbaron ditët.
Kuajt venë përpara. Edhe ruajtësit po qeshin e këndojnë më këtë udhë të heshtme.
Njëri syresh (kryeja si ç’dukej) këndon një këngë të mallëngjyeshme si me të qarë që të trishton shpirtin. Fytyra i çelet, sytë i ndizen edhe këndon përpara. Eshtë këngë e nië kapidani hajdutësh Mulla, të të cillit trimërira kanë mbetur si përralla. Të parit si edhe kalorësit e Mytesarifit, të cilët edh’ ata janë Shqipëtarë, i mbajnë zënë.
Po për një herë, afër një përrojit të ngushtë, qëndrojmë më vent. Krismet pushke atje afër që dëgjojmë na tmeruan me çast edhe gjaku po thuaj na ngriu. Neve udhëtarë të paqët, të pa zakonuar me ngjarjet të udhës e të jetës ndë Shqipëri, u mverdhmë edhe dridh‘shim si purteka. Zbritmë nga kuajt njiherësh edhe të trembur po vështronim ruajtësit t’onë, nga të cilët prisnim shpëtim edhe ndihmë.
Këta pushojnë së kënduari, po nuk tuten as fare, nde faqe të tyre nuk duket as ajo m’e vogël paqetësie. Si provojnë pushkat, edhe këmbejnë midis tyre disa fjalë, marin masat që duhen ndë të këtilla ngjarje, pa t’u turbullohet gjaku.
Të pesët ruajtës si edhe kalorësit (suvariinjtë) si zbritnë nga kuajt, na rethojne, e duke kërkuar mprim prapë shkëmbi a hendeku, me pushkën në sy, vështrojnë më tepër anën nga vinin krismet e pushkavet me të dendura. Kryeja, ay që këndonte trimërit’ e të dëgjuarit Mulla, i bie kalit të tij, e duke shkuar pranë nesh na thotë dy herë me një bisedim nënhundës Shqip : mos keni frik’!
Edhe të habitur shohim se përparon edhe vete drejt për drejt atje tek dëgjoheshin pushkat. Një njeri i vetëme që vete ndë vdekje pa të trembet fare. Ishte një kurajë që kapercente ç’do kufi, kuraje që kurrë nuk’ besonim të gjendet njeri që t’a ketë.
Minutat po shkonin, të cilat na dukeshin të gjata e të pambaruara, edhe ay më s’kthehej. Duk’e pritur besonim me siguri se shkoj nd’atë jetë, edhe këjo humbje këtij njeriut na bënte liksh shumë. Të mbetur në mes të udhës, nuk’ dinim së ç’të bënim. Duhet të presim akoma, a po të marim udhën të kthehemi prapa? Ç’do farë mendje na përshkonin, kur, ja po duket trimi me lesht’ e kokës nd’erë, po kthehet i shëndoshë edh’ i gëzuar!
Thirje gezimi, pyetje të pa reshtura…
Ay i qettë, zbret nga kali duke fshirë djersat e ballit me mëngën e këmishës, nis të na tregone, me një rrëfim sigurimi:
-S’ka gjëkafsh’. Eshtë familja Tolla që lufton me familjen Musa, kanë midis tyre një armiqësi të vjetër, kanë gjak për të marë, dhe gjer mbë sot kanë rënë ndon’a dhjetë nga ç’do anë. Sot ngjau që nië nga të Tollës shëmbëlleu udhës një nga të Musos, edh’u zunë. Pastaj u sulë nga njerzit e që të dyve, edhe lufta u madhua më tepër. Po, për ne s’ësht as gjëkafshë: s’ësht as një rrezik. I pashë edh’ ata edh’ ata, edh’ u kupëtuam të pushojnë luftën, gjer sa të dalim më tutje.
Si hipmë kuajt, muarmë udhën. Sigurimet e kryes, të cilin më von njojtmë më mirë e quhet Lilo, nuk’ ishin aqe të plotta. Po duheshe të njieshim, se më në funt tjatër shpëtim s’kishim.
Hipmë, po me të vërtet kryqet edhe lutjet Perëndisë e Mohametit ishin më të shpeshta.
Lavdim Zotit, se shpëtuam. Duallmë tutje përrojit edhe shkuam krismet e pushkave të të Tollës e Musos, të cilët, e mirënjohim për nder të tyre, mbajtnë fjalën që i dhanë njeriut t’onë.
Gjer sa u ngrys as një ngjarje të shënuar s’patme udhës. Të pjekurit me Shqipëtarë të armatosur nuk’ na frikësonte si më parë. Sikur u mësuam me ‘ta. Ëdhe dyfeqet që degjoheshin se largu here here nuk’ na mbanin me vent. Ndryshe kishim pranë edhe Lilon, atë Lilo, të cilin pas ato që na ngjanë pik së pari, tashi e vështronim të gjithë më m’e tepër besim edhe nderim.
Mbrëmanet arrijtmë ndë një han, ku duheshe t’a shkojmë natën. Ishte nië godinë e vjetër po thuaj e prishur edhe e rënë nga tërë anët, e vetëme në mes të shkretëtirës. Shtresat edhe dhomat për të fjetur janë nië lluks (lux) që s’ka hyrë ende ndë Shqipëri. Dimërit fle ndë katua pranë këmbëve të kuajet, dhe ndë verë përjashta ndënë strehët. Një rogoz të grisur edhe të ndotur — edhe këtë s’e gjen kurdoherë — është që munt të gjesh ndë një han, sa për të tjerat bën vetë si di m’ë mirë.
Ndë hant ndonj’a dhjetë Shqipëtarë të zi ndë faqet, të tutëshme ndë të parit janë shtrihur duke hequr duhan. Robat që kane mi ‘ta aqe shumë e kanë humbur formën edhe ngjyrën që kishin se pari. Kërkova të mar lajme për këta, edhe pa dyshim u drejtova të Zoti i hanit. Ky pas fjalës duket të jetë i huaj. Për fat të mirë ish një kombës me mua si ç’u dëftye pas ca pyetje. Pra mundim të flasim pa frikë.
— Ç’farë njerës janë këta që janë këtu brenda?
Zoti i hanit si gjithënjë që nuk’ i zgjat fjalët shumë duk’ u ruajtur nga ç’do ngatrim, si me pa mua e zgjati pak fjalën.
— De, or vëlla, këta janë këtu si shumë njerës të tjerë që ndodhen këtej, d.m.th. nga ata që të zhveshin prej ç’do gjë që ke, e të vrasin për nië dhjetësh! Si mora vesh këto e pyes përpara.
— S’ është frikë mos na bëjnë dhe neve gjëkafshë të ligë?
— Si të goditë. Në qoftë se njerëzit t’uaj janë të njojtur këtyre, atëhere mos kini as një frikë se s’pësoni gjë. Ndryshe si t’i mësojë Perëndia…
Me këto çaste, Perëndia ish si larg që të na vijë për ndihmë. Tërë puna ishte këtu: i njohin a po s’ i njohin njerëzit t’anë?
Po, Liloja hyn ndë hant edhe vete për drejt te ata. Përnjëherësh thirje gëzimi, të përqafuara, të puthura. Ishin nga miqt’e tij. Tashi mundnim të shfrenim më lehtë.
— Si u vete puna, i pyet Liloja me mvrojtësi.
— Si liksh përgjigjet më plaku. Kohëra të rënda kemi arrirë, nukë para janë udhëtarë, edhe është varfëri e madhe. Eshtë po thuaj një muaj që kur s’ na ka rënë ndonjë plaçk’ e mirë. E’ rëndë është edhe kjo mjeshtëri (zanattt) po ç’të bësh ashtu u mësuamë, ashtu do të vdesim. 1903 – Albania nr 9 – Reportazhi Durres Tirane 17
— Durim, plak, do të vijnë dhe kohëra m’a të mira. Një plaçk’e mirë shpërblen mundimet edhe nevojat e më shumë vjetëve.
E’ me këto fjalë po shkonte koha.
Gjer në mes të natës ata po flisnin gjithë përmi këto çështje, kur, udhëtarët e tjerë, të mundur e të lodhur nga ngjarjet e ditës, po shijonin një gjumë të ëmbël, se kishin mjaft nevojë për t’u çlodhur.
ASDREN
(Nga një të Përkohëshme)
Këtë e përkthyem që të shohim se ç’flasin bota e huaj për Shqipëtarët.