Aktualitet

Tiranë/ 35-vjeçari rrëmben ish të dashurën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:59 - 13/04/21 |
Opi Nion

Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Tiranë pasi ka marrë peng të dashurën e tij. Autoritetet bëjnë me dije se fillimisht, i riu e ka përndjekur vajzën dhe më pas e ka futur me forcë në mjetin e tij.

35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Përndekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” i shtetasit A. K., 35 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka marrë me forcë në mjetin e tij, ish të dashurën”, thuhej në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas