Kronikë

Grabitën vilën në Sauk,kush janë anëtarët e grupit, njëri i dënuar përjetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 13/04/21 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me grupin e arrestuar pasditen e djeshme për vjedhjen e vilave në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Sipas news 24 të arrestuar janë 5 persona, Hektor Qiriazi, i cili është dënuar në Greqi me burg përjetë, si dhe 4 persona të tjerë. Tre prej personave të vënë në pranga janë Devjs Dosti, Redian Bega, Klodian Çupi.

Të 5 personat janë arrestuar ditën e djeshme sapo kishin vjedhur një tjetër vilë në zonën e Liqenit të Thatë, në Sauk, në pronësi të një gruaje, dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash. Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia, e cila ka kapur autorët.

Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, policia ka sekuestruar rreth 25 mijë euro, që dyshohet se janë marrë nga vila e vjedhur, si dhe një armë zjarri dhe një sasi të vogël droge. Ky grup dyshohet edhe për tentativa vrasjesh, grabitje me armë makinash, biznesesh dhe bastisje shtëpish.

Pas