Pasi disa minutash shkëputje të energjisë elektrike në derbin Tirana-Partizani, drejtuesit e klubit si dhe Federata e Futbollit kanë vendosur që minutat e mbetura të ndeshjes të zhvillohen ditën e nesërme në orën 14:00 të drekës, po në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Megjithëse energjia është rikthyer, rreth 36 minutat e mbetura të lojës do të zhvillohen nën dritën e diellit.
Hyrja do të jetë e lirë për këdo që do ta ndjekë derbin.