Aktualitet

“Ti s’je burrë”/ Dëshmia e kontrollorit: Zbrit nga kulla, se do të të hedh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:13 - 09/04/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme është publikuar dëshmia e një tjetër kontrollori të AlbControl, që nuk kishte pranuar të plotësonte formularin e paaftësisë për punë, por që më pas e kishte bërë këtë gjë.

Në deklaratën e dhënë para autoriteteve kontrollori pretendon se kur mësoi se 5 kolegë ishin pushuar nga puna dhe të gjithë të tjerët e kishin plotësuar formularin, në fund kishte vendosur edhe ai t’i bashkohej kolegëve.

“Flora Ndreca më ka pyetur se çfarë do të bëja me formularin e paaftësisë. I kam thënë se nuk do ta plotësoj. Debatet për plotësimin e formularit të paaftësisë kanë vazhduar disa minuta dhe për shkak se nuk lejohet debat në vendin e punës, i kam kërkuar që të largohet. Mes debateve, m’u drejtua duke më thënë “ti nuk je burrë”. Në këtë moment i jam përgjigjur që të zbresë nga kulla, përndryshe do ta hidhja nga kulla”, raporton A2.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për Flora Ndrecën dhe “arrest në burg” për Muhin Mezinin dhe Armando Fezgën.

Tre kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas Policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë bërë rezervimin e dhomave në hotelin pranë aeroportit, ata kanë ndikuar te vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën.

Ditën e sotme situata në aeroportin e Rinasit u rikthye në normalitet, pas pezullimit prej disa orësh të punës.

Dje pasdite rinisën fluturimet esenciale që përfshijnë fluturimet humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shëndetësore. Ndërsa sot filluan fluturimet komerciale për të gjithë udhëtarët./Opinion.al

Pas