Sociale

Thyen rregullat anti Covid/ Gjobë në furrën e bukës, pezullohet fasoneria


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 15/07/20 |
Opi Nion

Situata shëndetësore e shkaktuar nga COVID -19 në vend duket shqetësuese, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 4 persona të prekur nga virusi. Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se përdorimi i maskës në ambjente të mbyllura do të bëhet i detyrueshëm, vërëhet re një mungesë e kujdesit dhe mosrespektim i masave të distancimit fizik.  Në 24 orët Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nka realizuar 1584 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.

“Nga kontrollet janë marrë në total 4  masa administrative: 2 masa me gjobë në furrë buke, call center dhe 2 masa administrative për  pezullim aktiviteti në fasoneri dhe institucion publik; Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarkun Tiranë, Dibër, Gjirokatsër, Fier. Në total gjatë kësaj periudhe janë kryer rreth 112 mijë  inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur mbi 400 masa administrative”, thuhet në një njoftim të Ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton qytetarët të ruajnë distancën fizike prej të paktën 1.5 metër, larjen e duarve shpesh, përdorimin e maskave ose barrierave mbrojtese, dezinfektimin dhe ajrosjen e ambjenteve./Opinion.al

 

Pas