Sport

Thomas Strakosha shkon në Londër? Dy skuadrat që kërkojnë shqiptarin


               Publikuar në : 16:53 - 11/06/19 |
Opi Nion

Dy skuadrat që kërkojnë shqiptarin/Portieri shqiptar Thomas Strakosha, i cili aktualisht luan me skuadrën e Lazios, ka rënë në “rrjetën” e dy skuadrave londineze, Arsenal dhe Tottenham Hotspur.

Lajmi është publikuar nga “The Sun”, e cila shprehet se drejtuesit e dy skuadrave kanë nisur bisedimet me klubin e Lazions për transferimin e shqiptarit.

Në “Emirates Stadium”, Strakosha shihet si pasuesi ideal i Petr Cech, ndërkohë që “Gjelat” shohin tek 24-vjeçari njeriun që pritet të zëvendësojë Hugo Lloris.

Për shërbimet e Strakoshës, Lazio kërkon jo më pak 50 milionë euro, shifër kjo e konfirmuar nga presidenti, Claudio Lotito./Opinion.al

Pas