Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thellohet skandali/ ARMO: 22 milionë USD borxhe për energjinë

2018/01/26 at 4:13 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Tre muaj pa rroga, punëtorët e rafinerisë së Fierit dalin në protestë

Skandali i detyrimeve të papaguara që rafineria e përpunimit të naftës ARMO ka ndaj institucioneve publike thellohet më tej.


Vetëm për faturat e energjisë elektrike, borxhi i ARMO-s ndaj OSHEE-së kap vlerën 22.3 milionë dollarë, detyrime që janë rritur ndjeshëm sidomos ndaj 3 viteve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, rafineria ka shpenzuar energji elektrike nga viti 2007 deri në 2014-ën, 4.7 milionë dollarë, ndërsa kamatat për mospagesën e faturave për këtë periudhë 7-vjeçare janë 5.2 milionë dollarë.

Për vitin 2015, 2016, 2017 energjia elektrike e konsumuar është më e madhe dhe arrin në vlerën 8.4 milionë dollarë, ndërsa kamatat janë 4 milionë dollarë. Vetëm për vitin 2017, kur rafineria u menaxhua nga kompania IRTC, pas të cilës qëndron edhe një investitor amerikan, nuk u paguan 3,7 milionë dollarë, siç shihet në shifrat zyrtare që OSHEE i vuri në dispozicion Televizionit Klan.

Po përse nuk iu ndërpre energjia rafinerisë, siç veprohet me biznese të tjera apo me qytetarë kur nuk e paguajnë atë? OSHEE jep këtë sqarim.

“Në lidhje me debinë, saktësojmë se bëhet fjalë për kontratën sipas të cilës, furnizohen me energji elektrike pompat e ujit, të cilat ndodhen brenda Nënstacionit 110/35/6 kV Ballsh të privatizuar. Këto pompa, furnizojnë me ujë rafinerinë për nevojat e saj, Ujësjellësin e Mallakastrës (qytetin e Ballshit dhe fshatrat) dhe shumë konsumatorë familjarë. Prandaj nuk është e mundur të bëhet ndërprerja e energjisë sepse ka efekte në popullate”.

Por ekspertë të sektorit energjitik sqarojnë jashtë kamerave se me 3.7 milionë dollarët që nuk ka paguar rafineria për vitin 2017, nën menaxhimin e kompanisë IRTC mund të ishte ndërtuar një nënstacion tërësisht i ri për ujësjellësin e Mallakastrës. Me largimin e amerikanit të IRTC-së, këto para zhduken, shuma do të duhet të paguhet nga qytetarët shqiptarë, ndërsa Mallakastra do të mbetet sërish në vartësi të investitorit të radhës në rafineri.

Vetëm pasi është akumuluar ky borxh në shifra marramendëse, OSHEE thotë se për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit, po vlerëson projektin e rrjetit elektrik për realizimin e ndarjes së furnizimit mes refinerisë dhe ujësjellësit.

OSHEE sqaron shkresat që i ka dërguar ARMO-s, IRTC-së dhe Bashkisë i janë refuzuar.

“Nga ana e “OSHEE” Sh.A i është dërguar shkresë zyrtare dhe njoftuar disa herë zyrës në Ballsh të “ARMO” Sh.A sha, për shlyerjen e detyrimeve të energjisë elektrike. Kjo shkresë ËSHTË kthyer mbrapsht me arsyetimin që “ARMO” Sh.A. nuk ushtron më aktivitet pranë Uzinës së Përpunimit të naftës. Për këtë arsye, është ridërguar shkresë, shoqërisë “IRTC” Sh.A, e cila ushtron aktivitetin në uzinën e përpunimit të naftës Ballsh. Kjo shkresë është refuzuar sërish nga administratori i shoqërisë “IRTC” Sh.A. Kërkesë për rakordim të dhënash dhe detyrimesh i është kërkuar edhe bashkisë, janë ftuar disa herë, por pa zgjidhje, pasi pretendojnë që nuk janë titullarë të kësaj kontrate”.

Vetëm pasi gropa financiare është thelluar, OSHEE thotë se do të ndërhyjë, qofte edhe me ndihmën e policisë, për t’i prerë energjinë rafinerisë.

“Ndërprerja e energjisë elektrike për rafinerinë, e cila deri në Dhjetor 2017, e ka marrë nga furnizues privatë, sipas kushteve kontraktuale dhe legjislacionit në fuqi, duhet të bëhet brenda territorit të rafinerisë për stakimin e linjës, pa cënuar sigurinë e furnizimit për zonat e tjera (madje, nëse është e nevojshme, edhe me ndihmën e Policisë së Shtetit, nisur nga refuzimi në të shkuarën për moslejim të hyrjes në ambientin e rafinerisë nga shoqëria që e menaxhon)”.

Skandali në kompaninë ARMO është gropa financiare më e madhe në Shqipërinë post-komuniste. 600 milionë dollarët që ajo ka në dogana, tatime, banka dhe tek furnitorët janë thuajse e njëjta shumë parash që shqiptarët humbën në skemat piramidale që pasuan trazirat e vitit 1997. Ndër institucionet shtetërore që kanë lejuar këtë skandal, OSHEE është e vetmja që iu përgjigj kërkesës për të dhënë sqarime. /Tv Klan

Etiketa: Armoborxheenergjia


Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Para
Amerikani paguan kriminelët shqiptar për ti vrarë gruan

Amerikani paguan kriminelët shqiptar për ti vrarë gruan

Video-mesazh/ PD kujton qytetarët pse nesër duhet të jenë në shesh

Video-mesazh/ PD kujton qytetarët pse nesër duhet të jenë në shesh

Video/ Kamioni përmbys kamioçinën, dy të plagosur në Vlorë

Video/ Kamioni përmbys kamioçinën, dy të plagosur në Vlorë
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}