Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Theatre Review – Don Kishoti shqiptar

2016/11/24 at 10:09 AM
në -Kulturë, Komente, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Theatre Review – Don Kishoti shqiptar

Në skenën e Teatrit Kombëtar po vazhdon të shfaqet “Don Kishoti”, punuar me motive nga Servantesi, në regji të Klajd Ymerit dhe me aktorët: Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Gert Ferra, Albana Sançolli, Amos Zaharia, Aurora Qazimi, Valina Muçolli, Gent Hazizi, Alesia Xhemalaj dhe me pjesëmarrjen e veçante të sopranos Arlinda Morava. Skenografia dhe kostumet janë punuar nga Desantila Lika, ndërsa muzika nga Kristi Popa.


Nga Albatros Rexhaj-

Për Don Kishotin shqiptar, salla është gjithnjë plot, ndërkaq biletat për të gjithë javën shiten e prenotohen që të hënën. Dikush mund të thotë se kjo ndodh për shkak se kemi të bëjmë me një komedi – nxitur nga miti urban që këto shfaqje janë të pëlqyera nga publiku – por një përfundim i tillë është i barazvlefshëm me atë situatën e sikletshme kur një femre që e dashuron shumë, krejt çfarë di t’i thuash është: të dua sepse je e bukur! “Don Kishoti” vërtet është një shfaqje e bukur, është një komedi shumë e lezetshme, por kjo vënie në skenë nuk synon të kapë vetëm anën komike të veprës, por suksesshëm përfshin, e përmbledh dhe e transformon fuqinë e ironisë që shtrihet në të gjithë veprën e Servantesit. Dhe janë pikërisht majat e ironisë së Servantesit që përdoren si nyja për të ndërtuar skeletin dramaturgjik në dramatizimin që ka bërë Klajdi.

Don_Kishoti (1)
Në versionin e Klajd Ymerit, shfaqja “Don Kishoti” është si një makinë klasike, elegante, por me djegie të ngadaltë. Historia e kalorësit të Mançës dhe shërbëtorit të tij besnik është një rrëfim i njohur për të gjithë, por, në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, kjo histori megjithatë prapë na befason nga fillimi gjer në fund. Don Kishoti shqiptar është një adaptim që synon bukuri në thjeshtësi të shtjellimit dhe që reagimin e publikut e kthen në ndjesi. Kjo e fundit, shfaqjen e lartëson në një përjetim përtej kontureve të një shou skenik. Edhe pse i konceptuar si një komedi, “Don Kishoti” i Klajd Ymerit nuk është thjesht vetëm një shou: është një përvojë!

Don Kishoti shqiptar është një komedi e ironisë, një satirë bashkëkohore (e shtjelluar në një kontekst mesjetar, brenda universit të Servantesit) për aspiratat sociale dhe kulturore të të gjithë atyre njerëzve tanë që nuk mund të pranojnë faktin e hidhur se koha e tyre thjesht ka kaluar. Njerëz që nuk kanë fuqi t’ia pranojnë vetes se janë bërë të tepërt dhe se duhet të lëshojnë udhë, pa pasur nevojë që të bëhen gazi i botës.

Don_Kishoti (2)
Si komedi e ironisë, Don Kishoti shqiptar personifikon thelbin e aksidenteve tona sociale të shpërfaqura në një version “slow motion”. Dhe këtë ndjesi specifike, në radhë të parë, e mundëson skenografia e shfaqjes që, në hapësirat e ndërmjetme që shfaqen mes skenash krijon një botë iluzioni që çuditërisht përjetohet si realitet. Element tjetër që i jep shtysë kësaj ndjesie është përdorimi një slengu specifik, që është futur brenda gjuhës së personazheve. Një përzierje e gjuhës nga e folmja moderne e metropolit tonë, i ndërthur me shprehje interesante të zgjedhura nga gjuha e Nolit kur ka përkthyer Servantesin. Ky kombinim simpatik u krijon mundësi aktorëve që personazhet i tyre t’i zhvillojnë në çdo drejtim të nevojshëm, por edhe të ndërtojnë lidhjet e nevojshme me ndjesitë konkrete të publikut tonë.

Aktorët e shfaqjes përçojnë ndjesi të përuljes simbolike (para publikut), ngrohtësi dhe bukuri (si energji), që të gjitha detaje shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për të krijuar intimitet me publikun. Megjithatë, pata përshtypjen se te roli i Dulsineas, interpretuar nga Valina Muçolli, regjisori ka dhënë shenja të lodhjes artistike dhe sikur ka përqafuar zgjidhjen më të lehtë. Duke u mbështetur pothuajse tërësisht te karizma natyrale e Valinës, Klajdi nuk ka eksploruar sa duhet për të gjetur formulën e duhur për të zbërthyer potencialin shumë të veçantë të Valinës.

Këto ditë është folur shumë për interpretimin që Romir Zalla ka bërë duke jetësuar personazhin e Don Kishotit. Nuk kam nevojë të përsëris dhe as të përmbledh asgjë nga ato që tashmë janë thënë nga shumë të tjerë, por megjithatë mund të them se pak aktorë mund të maten me forcën bruto të Romirit si artist, një amalgamë unike të vetëbesimit dhe kreativitetit personal. Aftësia e tij që të tallet me veten – një “djegie e ngadaltë” në një nivel krejtësisht intim – dhe në të njëjtën kohë të krijojë distancën e domosdoshme për të vepruar dhe për ta shtyrë ngjarjen tutje, e bën atë një kandidat të përsosur për të sjellë në jetë Don Kishotin. Por duhet thënë se Romiri do të ishte i mangët pa Gentian Zenelajn, që jetëson personazhin e Sanço Panços. Genti është faktor vendimtar për të mbyllur qarkun Ying – Yang në mes të Don Kishotit dhe Sanço Pançës. Romiri dhe Genti, në binom, japin goditje të kalkuluara, mjaftueshëm të fuqishme për të nxitur të qeshura, por edhe mjaftueshëm të thella për t’i bërë ato të kuptueshme përtej gjësë së parë që na vjen në mendje.

Don_Kishoti (3)

Me qasjen që ka zgjedhur regjisori, shfaqja shumë lehtë mund të kishte përfunduar në një fiasko, të brumosur nga ambicia e vetë regjisorit për të krijuar spektakël. Por, në lëkurën e Sanço Panços, Genti demonstron një aftësi të rrezikshme që fillimisht ta pasqyrojë “djegien e ngadaltë” të Romirit, ta përthithë atë në tërësi dhe pastaj t’ia ndryshojë polarizimin të gjithë energjisë që përçon Romiri. Ky laborator skenik i përdorur nga Genti e bën personazhin e tij të dashur, të kuptueshëm, e bën atë një nga ne, dhe jo një karikaturë komike që vetëm na bën të qeshim.

Edhe pse shfaqjen e shijova shumë, mënyra si përfundon ngjarja, një happy end, krejtësisht ndryshe prej versionit të Servantesit, më krijoi vështirësi për ta pranuar si zgjidhje kreative. Konsideroj se në çastin kur ka vendosur të mbindërtojë mbi konceptin e Servantesit, Klajdi është dashur të investojë edhe në krijimin e mekanizmit mbështetës narrativ dhe dramaturgjik për ta arsyetuar logjikën e mbindërtimit të tij. Servantesi i jep një përfundim tragjik Don Kishotit për shkak se nuk ka dashur ta amnistojë atë dhe ta shpërblejë me një fund të lumtur, prandaj gjetja pothuajse deux ex machina e Klajdit krijon ndjesinë e një mishi të egër, për të cilën Klajdi nuk ka pasur nevojë. /Shkruar për Opinion.al

*Autori është shkrimtar dhe dramaturg. Ky reflektim është krejtësisht personal



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Shokon Beyonce, kërkon nga Jay Z të mbështes Kanye West gjatë qëndrimit në spital

Shokon Beyonce, kërkon nga Jay Z të mbështes Kanye West gjatë qëndrimit në spital

Meta me Presidentin e Bundestagut gjerman: Do zbatojmë reformën në drejtësi

Meta me Presidentin e Bundestagut gjerman: Do zbatojmë reformën në drejtësi

Video/ Bebe Rexha ka gati suksesin e ri! Ja si do të duket ajo në klipin e “I Got You”

Video/ Bebe Rexha ka gati suksesin e ri! Ja si do të duket ajo në klipin e “I Got You”
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}