Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Guardian: Rama po e zhyt vendin në krizë të plotë kushtetuese

2019/06/10 at 9:04 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
The Guardian: Rama po e zhyt vendin në krizë të plotë kushtetuese

Prestigjozia britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull kryeministrit Rama, situatës politike në Shqipëri dhe protestave opozitare.


Artikulli i plotë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dëshiron që të jetë njeriu që do të fusë vendin e tij në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ai po përballet me dy probleme të mëdha.

Në Evropë udhëheqësit e lodhur nga zgjerimi po luajnë një lojë të vështirë, të kujdesshme ndaj pranimit të anëtarëve të rinj potencialë në një kohë kur janë rritur ndjenjat populiste dhe europesimiste, ndërsa në shtëpinë e tij Rama po përballet me demonstrata javore kundër udhëheqjes të tij, nga një opozitë që është gjithashtu pro-BE por akuzon qeverinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar dhe po kërkon zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë në zyrën e tij në qendër të Tiranës javën e shkuar, Rama tha se për Shqipërinë, anëtarësimi në BE ishte ” mundësia përfundimtare për tu pozicionuar në një zonë të sigurtë dhe për t’ju larguar mallkimit të historisë”.

Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që përmbysi regjimin komunist, në vitin 1992, pas dekadave në të cilat vendi iu nënshtrua terrorit dhe izolimit nën diktaturën e Enver Hoxhës, një stalinist paranojak ballkanik.

“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës”, tha Rama. “Ishim të izoluar nga perëndimi dhe të izoluar nga lindja. Kemi pasur regjimin më mizor komunist. Për këtë ne jemi tani proamerikanë, pro-NATO, pro-BE … Ne kemi myslimanët më pro-evropianë në botë.”

Në një sondazh të vitit të kaluar, 95% e popullsisë thanë se besonin se vendi do të përfitonte nga anëtarësimi në BE.

Pas rënies së komunizmit vendin e kaploi një kapitalizëm i egër dhe qindra mijëra shqiptarë u nisën për në Itali dhe vende të tjera evropiane. Midis tyre kishte edhe anëtarë të bandave kriminale, të cilët u përhapën në të gjithë Evropën dhe infiltruan politikën në Shqipëri.

Detyra e Ramës ka qenë të bindë Komisionin Europian se reformat po përparojnë, megjithëse ngadalë, madje edhe pse kritikët në shtëpi e akuzojnë atë për kryesimin e një sistemi të kalbur.

Raporti i Komisioni Evropian i muajit të kaluar tha se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut kishin bërë mjaftueshëm reforma për të filluar procesin e pranimit në BE, por vendimi përfundimtar i takon udhëheqësve politikë të Evropës, dhe për momentin duket e pamundur që samiti i këtij muaji të ndezë dritën jeshile.

Rama akoma shpreson t’iu ndryshojë mendjen. Mes liderëve evropianë, ai ka arritur të ketë një reputacion si një tip jokonformist, që kur erdhi në pushtet në vitin 2013. Një artist dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit, ai i priti gazetarët e Gardian i veshur, si zakonisht, me T-shirt dhe atlete.

Një kosh basketbolli ndodhet në dhomën e pritjes jashtë zyrës së tij të punës, ndërsa brenda zyrës, muret janë të mbuluara me skica me ngjyra të ndezura që Rama i bën, teksa punon në tryezën e tij. Njëri prej tyre është një imazh i Alastair Campbell i ironizuar si heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu, në kalë me shpatë në njërën dorë dhe një iPhone në tjetrën.

Rama thotë se Tony Blair e frymëzon politikisht, ndërsa ka angazhuar Campbellin si këshilltar politik. Të dy mbeten “miq të mirë”, tha ai.

Ndërsa liderët evropianë shqetësohen për problemet e brendshme politike në lidhje me hapjen e negociatave të reja, në një kohë kur ka pak oreks për zgjerimin, detyra e Ramës me raste nuk ka qenë e lakmueshme.

“Mund t’ju them se Angela Merkel e kupton plotësisht. Ajo është rritur në një vend komunist,” tha ai. Udhëheqësit e tjerë janë më të vështirë për t’u bindur.”

Në një samit të BE në Sofje vitin e kaluar, Rama dhe presidenti fracez Emmanuel Macron diskutuan të tensionuar mbi kohën kur Shqipëria do pranohej në BE.

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, tha se ai besonte se si Rama ashtu edhe Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut duhet të shpërblehen për reformat e vështira që kanë bërë.

“Unë mendoj se ata të dy janë trajtuar shumë keq. Ata morën vendime shumë të dhimbshme, rrezikuan mandatet e tyre, nganjëherë jetët e tyre … Na fusni në “shina, edhe nëse vjen nga rruga e shpejtë edhe nëse i duhen disa vjet. Le të vlerësohet progresi, por të mbahen premtimet.”

Nuk është vetëm Brukseli që po e bën Ramën të kalojë momente të ndërlikuara, pasi protestat javore kundër qeverisë së tij janë intensifikuar. Fundjavën e kaluar, mijëra njerëz u mblodhën në rrugën kryesore të Tiranës, në një tubim të zhurmshëm dhe të mirëorganizuar, me flamuj, balona dhe fishekzjarre. Ata të mbledhur bërtitën “Rama, ik!” dhe hodhën objekete piroteknike në drejtim të zyrës së kryeministrit, ndërsa policët i vëzhgonin.

“Ne kemi një kryeministër autoritar, arrogant dhe jo transparent”, tha Albana Vokshi, një deputete e Partisë Demokratike, forca lëvizëse pas protestave. Ajo dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike lanë parlamentin këtë vit dhe kërkojnë që Rama të japë dorëheqjen.

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të shtyhen, ndërsa Rama ka këmbëngulur se do të vazhdojë pa opozitën, duke thënë se ai nuk dëshiron të shpërblejë protestat në rrugë. Është vendosur që këtë javë të nisë një votim në parlament për të hequr presidentin, duke e zhytur vendin në një krizë të plotë kushtetuese, në një kohë kur hapjet e negociatave janë në një pikë kyçe.

Vështirë se një muaj kalon pa një skandal të ri që lidh pushtetin me krimin. Një ish-ministër i brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, gazeta gjermane Bild publikoi përgjime në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë nga Partia Socialiste e Ramës.

Rama nuk pranoi të thoshte nëse ai do të dënonte kryetarët e Bashkive, duke pretenduar se ata nuk mund ta dinin që bashkëbiseduesi i tyre ishte një figurë kriminale, pasi ai u arrestua më pas për akuzat për trafik droge.

Ai e pranoi se Shqipëria kishte ende probleme me korrupsionin dhe krimin, por këmbënguli që qeveria e tij po merrte hapa realë për t’i luftuar ata dhe donte që ta bënte këtë me ndihmën e BE-së.

I gjithë gjyqësori i është nënshtruar një procesi vettingu, ndërsa agjencia e kufirit e BE-së Frontex ka nisur misionin e saj të parë jashtë BE-së, për të ndihmuar në luftën kundër krimit ndërkufitar në Shqipëri.

Ndërkohë që mbështetja ndërkombëtare për Ramën është dobësuar pasi është krijuar ideja se lufta kundër korrupsionit gjatë udhëheqjes së tij ka qenë sipërfaqësore, nga ana tjetër, pak vëzhgues neutralë besojnë se Partia Demokratike është më pak e ndikuar nga skandalet e blerjes së votave apo lidhjet shqetësuese me krimin .

“Ne nuk duhet të ndryshojmë vetëm qeverinë. Ne kemi nevojë për një sistem të ri, një zgjidhje për dekadat e ardhshme “, tha Blendi Fevziu, një gazetar veteran që drejton programin e debatit më të ndjekur politik në vend.

Për Ramën, përkundër dëshirës së madhe për të hyrë në BE, ekziston edhe një shqetësim i vazhdueshëm për atë që saktësisht BE mund të duket në kohën kur Shqipëria t’i bashkohet.

“Duket sikur jemi të mallkuar, sepse kur BE ishte mirë, ne ishim keq, tani që ne po përmirësohemi, BE-ja ka probleme,” tha ai. Në veçanti, ai e sheh Brexit me mosbesim, duke shprehur habinë e tij se si Partia Laburiste kishte dëbuar mikut të tij të vjetër, Campbell.

“Ajo që po ndodh në Britani është shumë ballkanike. Marrëveshje, pa marrëveshje, kufinj të lehtë, kufinj të vështirë, pa marrëveshje. Ballkani është kështu! Është si parlamenti i Bosnjes. Ndërkohë që ne po përpiqemi të bëhemi Evropianë, duket sikur ata po ballkanizohen.”/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK
Aktualitet

“Dënojmë…”/Ambasada Amerikane:Inteligjenca iraniane synon të godasë njerëz në Europë

7 Gusht, 2025 3:08 pm
“Kjo është ora jonë më e errët”/ Kryeministri izraelit: Do të jetë një luftë e gjatë me Hamasin
Bota

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

7 Gusht, 2025 2:52 pm
Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/Nënkryetari Sulaj:Do marrim masa për zaptuesit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/Nënkryetari Sulaj:Do marrim masa për zaptuesit

7 Gusht, 2025 2:36 pm
Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”
Kryesore

Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”

7 Gusht, 2025 2:21 pm
A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?
Rajoni

A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

7 Gusht, 2025 1:58 pm
“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale
Aktualitet

“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale

7 Gusht, 2025 1:38 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

7 Gusht, 2025 1:15 pm
Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve
Aktualitet

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve

7 Gusht, 2025 12:56 pm
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
Rajoni

Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

7 Gusht, 2025 12:39 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra zjarri, 3 ende aktive

7 Gusht, 2025 12:20 pm
Para
PD: Bindja Demokratike po ndihmohet nga Rama për të hyrë në zgjedhje

PD:Do krijojmë në çdo bashki aleancën qytetare për mbrojtjen e demokracisë

Del video, Ivica Daçiç sulmon ambasadoren e Kosovës

Del video, Ivica Daçiç sulmon ambasadoren e Kosovës

Kriza politike, kreu i OSBE-së: Gjejeni vetë zgjidhjen

Kriza politike, kreu i OSBE-së: Gjejeni vetë zgjidhjen
















TE FUNDIT

“Dënojmë…”/Ambasada Amerikane:Inteligjenca iraniane synon të godasë njerëz në Europë

Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK
7 Gusht, 2025

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një deklaratë të DASH, për kërcënimet që vijnë nga inteligjenca iraniane në Europë dhe...

Lexo më shumë

Netanyahu mbledh sot kabinetin e sigurisë për zgjerimin e luftës në Gazë

“Kjo është ora jonë më e errët”/ Kryeministri izraelit: Do të jetë një luftë e gjatë me Hamasin
7 Gusht, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet sot me një grup të vogël ministrash të lartë për t’i shqyrtuar...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/Nënkryetari Sulaj:Do marrim masa për zaptuesit

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/Nënkryetari Sulaj:Do marrim masa për zaptuesit
7 Gusht, 2025

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj i shoqëruar nga drejtori i Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe drejtori i Kontrollit...

Lexo më shumë

Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”

Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”
7 Gusht, 2025

Në Prishtinë do të mbahet sot pasdite në orën 17:00 një protestë gjithëpopullore në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com